Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LAJMI I FUNDIT | Juventus me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën – Ja detajet
    Ballina-2

    LAJMI I FUNDIT | Juventus me ofertë zyrtare për Edon Zhegrovën – Ja detajet

    28/08/2025 23:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, raporton se Juventus i ka dërguar Lille ofertën e parë zyrtare për Edon Zhegrovën.

    Bardhezinjtë i ofrojnë klubit francez 12 milionë euro plus bonuse për të lënë të lirë Zhegrovën. Ndërsa për lojtarin, një kontratë deri në vitin 2030 dhe rrogë vjetore 2.5 milionë euro.

    Marrëveshja me lojtarin është thuajse e arritur, por mbetet të gjehet gjuha e përbashkët me Lille. Klubi francez kërkon 15-20 milionë euro për fantazistin e Kosovës, i cili ka hyrë në vitin e fundit të kontratës. Deri më 1 shtator, që është afati i fundit i merkatos, pritet të ketë “tym të bardhë” mes palëve dhe Zhegrova të transferohet në Torino.

    Lille nuk mund të pengojë transferimin e tij drejt Juventus, duke ditur që mund ta humb si lojtar të lirë verën e ardhshme. Në rast transferimi te Juventus, Zhegrova do i bashkohej shokut të tij, Jonathan David, i cili u transferua si lojtar i lirë te bardhezinjtë pikërisht nga Lille, në fillim të merkatos.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.