Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    LAJMI I FUNDIT | Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrohet urgjentisht në spital
    Ballina-2

    LAJMI I FUNDIT | Xhevat Prekazi pëson sulm në tru, shtrohet urgjentisht në spital

    03/10/2023 15:07
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Futbollisti legjendar i Partizanit dhe ish lojtari i seleksionit jugosllav, Xhevat Prekazi, ka pësuar goditje në tru dhe është shtruar me urgjencë në spitalin e Beogradit.

    Prekazi ka pësuar sulm në tru afër Kopaonikut, ku ka një vilë, prej nga është dërguar me urgjencë në spital, transmeton Ballkani.info.

    Aktualisht është në gjendje stabile, mëson Telegrafi serb.

    Prekazi ka luajtur 153 ndeshje për Partizanin gjatë tetë sezoneve dhe ka shënuar 19 gola. Më pas ai luajti për Hajdukun nga Spliti dhe Galatasaray, ku kaloi gjashtë vjet dhe ndoshta pati periudhën më të mirë të karrierës së tij. Ai shënoi 40 gola në 185 ndeshje për gjigantët nga Stambolli dhe konsiderohet një emër i madh në Turqi.

    Ai e përfundoi karrierën e tij si lojtar në Bakirkoyspor turke në vitin 1992.

    Për vite me radhë ka punuar si skaut për Partizanin dhe për një kohë ka qenë asistent në kombëtaren e të rinjve të Serbisë në kohën kur ishte trajner Zvonko Zhivkoviq.

    Prekazi nuk ka pranuar ta vizitojë Kosovën pas luftës, duke thënë se jetën e ka në Serbi. /Ballkani.info/

    TË LIDHURA

    Shaqiri nuk startoi në derbin ndaj Lusanes, trajneri shpjegon arsyen

    15/12/2025 16:05

    Armend Thaqi, “Ylli i javës”, vitet për të janë veç numra

    15/12/2025 13:13

    Asnjë minutë për Zhegrovën në fitoren e Juventusit

    14/12/2025 23:44

    Ademi në takim me gazetarët sportivë: Zëri i së vërtetës në momentet e vështira

    14/12/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.