Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lampard është i përkohshëm, Chelsea synon rikthimin e madh
    Ballina-1

    Lampard është i përkohshëm, Chelsea synon rikthimin e madh

    06/04/2023 14:20
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Chelsea zgjodhi të shkarkonte nga detyra trajnerin Graham Potter për shkak të rezultateve të dobëta që regjistroi nën drejtimin e “Bluve të Londrës”.

    Numri një i londinezëve, Todd Boehly u tregua i shpejtë për të gjetur një zgjidhje emergjente teksa timoni i skuadrës i kaloi Frank Lampard. Ky i fundit e njeh mjaft mirë ambientin e Chelseat pasi në të kaluarën ka mbajtur rolin e trajnerit në klub, por e paharrueshme është edhe karriera e tij me londinezët.

    Gjithsesi, Lampard duket aktualisht në rolin e trajnerit të përkohshëm pasi në planet e drejtuesve anglezë është një tjetër rikthim. Fjala është për Antonio Conte. Sipas The Indipendient, te Chelsea kanë nostalgji për italianin që i dhuroi titullin skuadrës në vitin 2017 dhe e shohin atë si një fitues. Bisedimet e para sapo kani nisur me anë të ndërmjetësve të ndryshëm e në ditët në vijim priten të reja.

    Tekniku italian është i lirë nga çdo impenjim pas eksperiencës me Tottenham dhe pavarësisht interesit nga Serie A, 53-vjeçari duket më shumë i prirur për të vijuar aventurën në Angli. Nga ana tjetër, Chelsea po vlerëson si alternativa edhe Luis Enriquen, Julian Nagelsmann apo edhe Mauricio Pochetinon.

    TË LIDHURA

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48

    Dembele, Yamal, Palmer… në ekipin më të mirë të vitit sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:53

    Dembele, më i miri i vitit 2025 sipas FIFA-s

    16/12/2025 19:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.