Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lamtumira nga futbolli, Higuain “sfidon” kuzhinierin e famshëm turk: Do mësoj edhe kitarën!
    Fun

    Lamtumira nga futbolli, Higuain “sfidon” kuzhinierin e famshëm turk: Do mësoj edhe kitarën!

    07/10/2022 19:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Para pak ditëve, Gonzalo Higuain njoftoi se do të tërhiqej nga futbolli në fundin e sezonit aktual ndërsa së fundmi, zbulon se nuk ka ndërmend të qëndrojë aktivë dhe të merret sërish me sport në rolin e drejtorit, ambasadorit apo edhe trajnerit. Argjentinasi që aktualisht aktivizohet me Inter Miami në MLS, ka krejtësisht plane të ndryshme pasi të varë këpucët në gozhdë dhe në një intervistë për Goal.com theksoi se është i tërhequr nga ideja për të eksploruar në fushën e kulinarisë apo edhe të mësojë anglisht.

    “MLS dhe Shtetet e Bashkuara më kanë mësuar si të shijoj gjithçka nga ajo që më parë e kisha të ndaluar. E dua shumë vajzën dhe gruan time e tashmë jeta ime rrotullohet rreth tyre, janë ato që qëndrojnë përkrah meje në të mirë dhe në të keq. Përsa i përket aktiviteteve të tjera pas futbollit, më pëlqen kuzhina, ndoshta mësoj edhe kitaren e gjuhën angleze.

    Nuk kam asnjë qëllim të qëndroj në botën e futbollit, është një ambient që bëhet gjithnjë e më toksik dhe nuk e gjej veten aty brenda. Dua të largohem nga sporti, do ta ndjek si spektator i thjeshtë. Është një botë që nuk i përkas aq sa e mendoja në fillim. Pas futbollit dua të zgjeroj horizontin tim dhe të shijoj familjen”, theksoi Higuain.

    TË LIDHURA

    Rapidi po e konsideron kthimin e Rrahmanit

    09/05/2025 17:35

    FSHF-ja e konfirmon polakun Marciniak si gjyqtar të ndeshjes për titull

    09/05/2025 17:32

    Zyrtare: Xabi Alonso largohet nga Leverkuseni në fund të sezonit

    09/05/2025 14:29

    Ashtu si pritej, Chelsea në finale të Ligës së Konferencës

    08/05/2025 23:06
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.