Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Laporta flet për kontratën e re të Yamalit
    Ballina-1

    Laporta flet për kontratën e re të Yamalit

    20/05/2025 12:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një intervistë për “TV3”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka prekur shumë tema absolutisht në interes të “Blaugrana”.

    Prej tyre ishte edhe vazhdimi i kontratës me Lamine Yamal, i cili sot për sot është talenti më i madh në botë.

    Futbollisti ofanziv, i cili nuk i ka mbushur ende 18 vjet, ka qenë protagonist i Barçës në këtë sezon duke e ndihmuar ekipin që t’i fitojë tre trofe: La Ligan, Kupën dhe Superkupën e Spanjës, shkruan “Gazeta Express”.

    “Do të shkojë mirë”, siguroi numri 1 i gjigantit katalunas kur u pyet për vazhdimin e kontratës me yllin-spanjoll, e cila do të skadojë në vitin 2026.

    “Është i shkëlqyeshëm. Ai ndihet mirë tek Brcelona. Po punojmë për këtë vazhdim të kontratës. Ajo duhet të jetë proporcionale me rëndësinë e lojtarit brenda ekipit, pavarësisht moshës që e ka ai. Në këtë rast duhet ta marrë një tretman special, kjo është e qartë. Një Lamine që ka eksploduar siç ka bërë ai, duhet të trajtohet në mënyrë të veçantë”, u shpreh tutje kreu i klubit katalunas.

    “Duhet t’i gërshetojmë interesat e lojtarit dhe ato të klubit. Duam që ai të qëndrojë këtu për shumë vite dh do të jetë e rëndësishme mënyra se si do ta planifikojmë këtë periudhë. Shpresojmë që të dyja palët t’ia kompensojnë dhe shpërblejnë besimin njëra-tjetrës. Deri tash nuk ka pasur probleme me përfaqësuesit e tij, përkundrazi. Do të përfundojë mirë”, siguron Laporta.

    Në fund, ai foli edhe për mundësinë që t’i jepet numri 10 në fanellë Yamalit.

    “Këtë do ta diskutojmë brenda klubit. Ai e ka zgjedhur vetë numrin 19. Ky është një grup, ku të gjithë kontribuojnë për të funksionuar. Ajo që më pëlqen tek Lamine është që merr pjesë shumë edhe në lojën kolektive. Është një lojtar modern, di edhe të mbrohet. Më pëlqen shumë”, përfundoi Laporta. 

    TË LIDHURA

    Tottenhami e shkarkon Ange Postecogloun, pavarësisht triumfit në Ligën e Europës

    06/06/2025 18:50

    Selektori i Serbisë e nis konferencën në gjuhën shqipe, ia uron besimtarëve edhe festën e Bajramit

    06/06/2025 18:48

    Kosova publikon formacionin, sulmit i prin Asllani, deputon Baton Zabërgja

    06/06/2025 18:06

    Tottenhami interesohet për Amir Rrahmanin

    06/06/2025 17:39
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.