Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Laporta: I kam ndrequr punët me Messin, e duam tek Barça
    Ballina-2

    Laporta: I kam ndrequr punët me Messin, e duam tek Barça

    15/05/2023 16:08
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Presidenti i Barcelonës e ka pranuar se gjiganti katalunas do të mundohet ta rikthejë Lionel Messin në Camp Nou gjatë verës që po vjen.

    Ylli argjentinas ishte larguar me lot në sy dy vjet më parë si lojtar i lirë për t’iu bashkuar Paris Saint-Germainit.

    E tash, 35 vjeçari po shkon drejt fundit të kontratës me ekipin parisien, ku nuk e pati një eksperiencë fort pozitive, ndërsa së fundmi kanë nisur ta vërshëllejnë dhe të fyejnë edhe tifozët e PSG-së.

    Kampioni i botës i kishte raportet e ftohta me presidentin Laporta prej kohës kur ishte larguar nga Barça.

    Por, tash duket se raportet janë normalizuar dhe ylli argjentinas mund të rikthehet në klubin ku u rrit, derisa tifozët “Blaugrana” vazhdimisht po bëjnë thirrje publike për rikthimin e tij.

    “Unë kam biseduar me Messin, e kemi normalizuar raportin tonë. Ishte mjaft mirë”, deklaroi fillimisht Laporta për “TV3”.

    “Oferta e Al-Hilal? Barça është Barça. Ky klub mund të garojë me të gjithë. Në Arabi po bëhet punë e mirë dhe po investohet… Por, unë insistoj, Barça është shtëpia e tij. Ne e duam Messin”, vazhdoi Laporta.

    Messi ka mundësi të rikthehet në Barcelonë, por ndërkohë ka ofertë të majme nga Arabia Saudite dhe atë e do edhe Inter Miami në SHBA.

    TË LIDHURA

    Foda zbulon pse refuzoi ofertën milionëshe

    25/06/2025 21:54

    Drita transferon Vesel Limajn

    25/06/2025 21:51

    “Nuk ka negociata me Milanin” – Bayer Leverkusen i mbyll derën e transferimit Granit Xhakës

    25/06/2025 19:21

    Ronaldo vendos për të ardhmen

    25/06/2025 19:09
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.