Futboll ndërkombëtar

Lazio bën hap prapa në garë për Champions, barazon me Leccen

Lazio bën hap prapa në garë për Champions, barazon me Leccen

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së 35-të në Serie A. Madje, një pikë vendasit e arritën tek në minutat shtesë të ndeshjes. Ishte Immobile që e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes nëpërmjet Ciro Immobiles. Por, mysafirët barazuan

Besnik Batusha

Lazio nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së 35-të në Serie A.

Madje, një pikë vendasit e arritën tek në minutat shtesë të ndeshjes.

Ishte Immobile që e kaloi Lazion në epërsi në minutën e 34-të të ndeshjes nëpërmjet Ciro Immobiles.

Por, mysafirët barazuan në fund të pjesës së parë, kur realizoi Oudin.

E ky i fundit shënoi sërish në të 51-tën për ta përmbysur rezultatin dhe për ta kaluar Leccen në epërsi.

Krejt në fund të ndeshjes, Milinkovic-Savic barazoi për t’ia dhënë një pikë ekipit të tij.

Me këtë barazim, Lazio tani shkon në kuotën e 65 pikëve në vendin e tretë, dy më pak se Inter dhe katër më pak se Milan që kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Lecce mbetet e 16-ta me 32 pikë, pesë larg zonës së rrezikshme.

LazioLecce

Mëshumë nga Futboll ndërkombëtar

Të gjitha →
Futboll ndërkombëtar

Kampioni fiton me gol të kapitenit Odegaard

Futboll ndërkombëtar

Gruda i bashkohet Gjermanisë me formë të lartë

Futboll ndërkombëtar

Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

Futboll ndërkombëtar

Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions