Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjenda e futbollit rumun e çon në “qiellin e shtatë” Ermal Krasniqin: Ka kohë që doja ta shihja në kampionatin tonë
    Ballina-2

    Legjenda e futbollit rumun e çon në “qiellin e shtatë” Ermal Krasniqin: Ka kohë që doja ta shihja në kampionatin tonë

    20/02/2023 22:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Paraqitjet e mira të Ermal Krasniqit te CFR Cluj po vlerësohen edhe nga ish-futbollsitët me përvojë rumun.

    I tillë është rasti edhe me ish-sulmuesin e njohur të Rumanisë, Adrian Ilie i cili dha shumë lëvdata për futbollistin kosovar që luan te Cluji.

    Ilie ka thënë në një intervistë se sulmuesin Ermal Krasniqin e ka përcjellur prej kohësh, teksa për një kohë të gjatë ka tentuar ta sjellë në skuadrën rumune.

    “Mendoj se Krasniqi është një lojtar shumë i mirë për kampionatin tonë. Kam folur me Dan Petreskun (trajnerin e Cluj) për një kohë të gjatë për ta sjellë në skuadër, ende nuk i kishin finalizuar letrat e transferimit. Ai sjell një plus në kampionatin tonë, një lojtar i talentuar që ka një koordinim shumë të mirë me topin, një për një, e mban topin afër dhe ka shpejtësi”, tha Adrian Ilie për Fanatik.ro, transmeton Demokracia.com.

    “Unë mendoj se ai vrapon me topin në këmbët e tij ashtu siç vrapon pa top. Në golin e djeshëm ai ka një rrahje para se të godasë topin, koordinon shumë mirë lëvizjen e tij. Gol shumë i bukur, por shikoni lëvizjen që bën para se të godasë topin. Ai ecën pak në vend, e koordinon veten aq mirë sa e godet ashtu siç duhet”.

    “Unë mendoj se ai më ngjan pak në mënyrën se si vrapon. Ai ka lëvizje shumë të mirë me topin në këmbë, e parashikon shumë mirë topin në vrapim dhe ka një driblim shumë të shkurtër, kështu që ai e di se ku të avancojë”.

    “Dje, që kur u largua me topin në këmbë, thashë se do të shënonte. Largohet nga fusha e tij, ka një hapësirë ​​shumë të madhe dhe nëse e lini pak në atë hapësirë ​​me koordinimin e tij… Është një lojtar mbi mesataren e kampionatit”, shtoi ai në intervistë.

    Ermal Krasniqi u transferuar te kampionët e shumëfisht të Rumanisë në afatin kalimtar të janarit nga Ballkani i Suharekës.

    Anësori kosovar ishte ndër më të vlersuarit te kampionët në fuqi të Kosovës si dhe shihet si ndër talentët më premtues.

    TË LIDHURA

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57

    Turqia mbërrin në Prishtinë pa stërvitje në “Fadil Vokrri”, zbulohet plani para finales me Kosovën

    29/03/2026 20:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.