Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjenda e futbollit rumun reagon pas vendimit të UEFA-s, Rumania e pësoi keq
    Ballina-2

    Legjenda e futbollit rumun reagon pas vendimit të UEFA-s, Rumania e pësoi keq

    20/11/2024 18:26
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda e futbollit të Rumanisë, Ilie Dumitrescu, e ka ditur se Rumania do të dënohet rëndë nga Konfederata e Futbollit e Evropian – UEFA. 

    Rumania të mërkurën është dënuar me 128 mijë euro nga UEFA dhe një ndeshje pa tifozë, për incidentet në duelin e Ligës së Kombeve ndaj Kosovës, e cila ishte ndërprerë. 

    Kosova u gjobit me 6 mijë euro. 

    “Gjoba më duket shumë e lartë. Besoj se janë aktivizuar të gjitha incidentet nga e kaluara. 128 mijë euro është shuma totale. Jemi dënuar për disa veprime dhe incidente nga e kaluara”, ka thënë Ilie Dumitrescu, shkruan “Digisport.ro”. 

    Dumitrescu karrierë si futbollist ka bërë edhe në Premier League te Tottenhami e West Hami, ndërsa në Spanjë ka luajtur për Sevillan. 

    Ai ka 64 paraqitje me Rumaninë dhe 20 gola të shënuar.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.