Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjenda Fadil Vokrri u nderua në ditëlindjen e tij nga veteranët e futbollit dhe përfaqësuesit e institucioneve
    Ballina-1

    Legjenda Fadil Vokrri u nderua në ditëlindjen e tij nga veteranët e futbollit dhe përfaqësuesit e institucioneve

    23/07/2024 21:11
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Në një ditë të veçantë, shumë ish-bashkëlojtarë, miq dhe dashamirë të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, u mblodhën në Kampin Nacional në Hajvali për të nderuar karrierën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme.

    Nën organizimin e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës dhe me mbështetjen e Federatës së Futbollit të Kosovës, në ditëlindjen e ish-presidentit të FFK-së u mbajt aktiviteti emocionues “Ta nderojmë presidentin e ndjerë Fadil Vokrri”.

    Ky aktivitet bashkoi Veteranët e Prishtinës dhe Veteranët e Llapit, dy klube ku Fadil Vokrri la gjurmë të pashlyeshme, si dhe Veteranët e Kosovës dhe Ekipin e përfaqësuesve të Qeverisë dhe Kuvendit, të cilët pa me kënaqësi iu përgjigjen ftesës për të nderuar Legjendën me këtë aktivitet simbolik, por domethënës. Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, hapi aktivitetin duke ritheksuar rëndësinë e kujtimit dhe nderimit të ish-presidentit Vokrri, veçanërisht në ditë të veçanta si kjo e ditëlindjes së tij, për karrierën e tij të bujshme si futbollist, por edhe për punën kolosale nën drejtimin e futbollit kosovar. Ai gjithashtu falënderoi të gjithë pjesëmarrësit e këtij aktiviteti dhe ish-bashkëlojtarët e miqtë e Vokrrit.
    Në ndeshjen e parë, Veteranët e Prishtinës triumfuan pas një loje emocionuese, duke mposhtur Veteranët e Llapit me rezultat 5:4 pas penalltive, pasi ndeshja në kohën e rregullt përfundoi 1:1. Ndërkaq, në ndeshjen kryesore, Veteranët e Kosovës shënuan një fitore bindëse ndaj ekipit të përfaqësuesve të Qeverisë dhe Kuvendit, me rezultat 5:2.
    Medaljet dhe trofeun e këtij trofeu e ndanë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Ismajl Ajeti, Agim Nura dhe Naser Ajeti, së bashku me kryetarin e Ligës së Veteranëve të Futbollit të Kosovës, Enes Shosholli.
    Pas përfundimit të ndeshjeve, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë kujtime dhe histori të paharrueshme me Legjendën Vokrri gjatë një koktej rasti.

    TË LIDHURA

    Man United turpërohet nga skuadra që luan në ligën e katërt angleze – eliminohet nga Carabao Cup

    27/08/2025 23:27

    Benfica eliminon Fenerbahcen, Copenhagen dhe Clube Brruge kalojnë tutje – kompletohen 36 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve

    27/08/2025 23:22

    Zyrtare: Lojtari i rritur në akademinë e Dortmundit transferohet te Malisheva

    27/08/2025 23:03

    Rrahmani me Sparta Pragën në Ligën e Konferencës

    27/08/2025 21:43
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.