Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjenda Luan Krasniqi sonte prezent te nipi në meçin jetësor të tij
    Ballina-2

    Legjenda Luan Krasniqi sonte prezent te nipi në meçin jetësor të tij

    26/04/2025 19:51
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Legjenda e boksit, Luan Krasniqi do të jetë sonte prezent në meçin më të rëndësishëm të karrierës së nipit të tij, Ardian Krasniqit.

    Ardiani do të luftojë sonte në Stuttgart ndaj argjentinasit, Diego Ramirez.

    Luan Krasniqi do të jetë në përkrahje të nipit të tij, në meçin jetësor të Ardianit, që zhvillohet në kuadër të “WBO International”, në kategorinë gjysmë të rënda.

    Ardianit do të tentojë ta mbrojë titullin kampion të kësaj kategorie, të fituar në shtator të vitit 2024.

    Luan Krasniqi më herët ka qenë kampion i Europës dhe sfidues për titullin e kampionit të botës.

    Është pikërisht Luani që ka qenë arsyeja kryesore që Ardiani i ishte futur boksit.

    “Xhaxhai im, Luan Krasniqi – legjendë e boksit, kampion i Evropës dhe sfidues për titull bote – ka qenë gjithmonë frymëzimi im më i madh dhe arsyeja pse hyra në këtë sport”, ka thënë Ardiani.

    TË LIDHURA

    Kampionia e Shqipërisë turpërohet në Islandë, mposhtet 5-0

    15/07/2025 22:57

    Shkëndija kalon në rundin e dytë kualifikues të Championsit

    15/07/2025 22:42

    Agim Ademi: Drita shkroi një faqe të re në historinë e futbollit të Kosovës, urime kualifikimi

    15/07/2025 22:21

    Sukses historik i Dritës, kualifikohet në raundin e dytë të Championsit

    15/07/2025 21:59
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.