Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjendat e Ajaxit e “gozhdojnë” me kritika lojtarin serb: Ta mbyllë gojën, forma e tij është e turpshme
    Ballina-2

    Legjendat e Ajaxit e “gozhdojnë” me kritika lojtarin serb: Ta mbyllë gojën, forma e tij është e turpshme

    05/10/2022 16:57
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Dushan Tadiq, futbollisti serb i Ajaxit po përballet me kritika të mëdha nga legjendat e klubit. Deklaratat kundër tij kanë nisur pas disfatës së thellë 1:6 nga Napoli i kapitenit të Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmanit.

    Në atë duel edhe Tadiq mori karton të kuq, i cili u dërgua në tunel me fishkëllima nga tribuna. Legjenda e Ajaxit, Raphael van der Vaart, ka kritikuar trajnerin Alfred Schrüder që e mban vazhdimisht në lojë.

    “Tadiq është krejtësisht jashtë formës. Kam respekt për karrierën e tij, por vjen një moment që duhet ta largosh nga fusha. Duhet ta nxjerrësh nga ky mjerim, madje edhe fansat duan që kjo të ndodhë. Vetëm Alfred Schrüder nuk mendon për këtë”, tha Van der Vaart.

    Kritika për reprezentuesin serb kishte edhe ish-futbollisti i Interit, Wesley Sneider.

    “Forma e Tadiqit po fillon dalëngadalë të duket e turpshme. Sikur është krejtësisht jashtë formës. Në këtë pikë ju duhet t’i jepni fund vuajtjeve të tij dhe ta vendosni në stol. Ai është kapiten i skuadrës, por mund të jetë edhe kapiten i ekipit duke u dhënë mundësi lojtarëve të tjerë”, tha Wesley Sneider.

    TË LIDHURA

    Krasniqi zyrtarizohet te skuadra ukrainase

    13/01/2026 15:42

    Stadiumi Nacional përfshihet në buxhetin 2026, ndahen 4 milionë euro

    13/01/2026 15:10

    Nuk ka të ndalur Ronaldo, shënon golin e 959 në karrierë

    12/01/2026 20:54

    Mesazhi i Sadriut për huliganët rumunë: Kosova ekziston, kemi identitet dhe histori

    12/01/2026 19:35
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.