Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Legjendat e United lëshojnë “bombën”: Skuadrat italiane përdorin doping
    Ballina-1

    Legjendat e United lëshojnë “bombën”: Skuadrat italiane përdorin doping

    09/02/2024 14:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Gary Neville dhe Roi Keane kanë qenë dy nga “yjet” e mesfushës së Manchester United, në kohën kur “Djajtë e Kuq” dominonin në Angli dhe Evropë nën udhëheqje e strategut, Sir Alex Ferguson, mirëpo kur kanë kaluar thuajse dy dekada, dy lojtarët e famshëm kanë bërë akuza të forta, për të mos thënë shokuese, duke kujtuar përballjet e tyre me skuadrat italiane në Kupat e Europës.

    Pa përmendur emra, të dy kanë hedhur dyshime se në atë kohë, këta rivalë mund të kenë përdorur substanca dopuese, teksa fillimisht ishte ish-anësori i krahut të djathtë të mbrojtjes, Gary Neville, i cili u shpreh se ka patur jo pak përballje ndaj skuadrave italiane, të cilët për të nuk kanë qenë “të pastra”.

    “Mendoj se ka patur disa skuadra ndaj të cilave kemi luajtur, që nuk kanë qenë të pastra. E kemi diskutuar edhe atëherë. Nuk mund të them emra. Por shim në formë atëherë, por kur dola nga fusha pas një ndeshjeje kundër një skuadre italiane, isha I shkatërruar dhe mendoja se diçka nuk shkonte”,- u shpreh legjenda anlgeze.

    Më tej, “stafetën” gjatë emisionit e mori ish-“shkatërruesi” i mesfushës, Roy Keane, me 52-vjeçarin irlandez, i cili pavarësisht lojës së egër dhe ndërhyrjeve makabër, që vetë ai bënte sërish u shpreh se kishte disa skuadra të veçanta, nga përballjet me të cilat ish-“ylli” i United dilte nga fusha “i shkatërruar”.

    “Kur përballesha me disa skuadra, dilja I shkatërruar. Por kundër disa skuadrave italiane, kur shihja fytyrat e lojtarëve të tyre pas sfidave, dukeshin sikur nuk kishin luajtur”, – u shpreh ish-mesfushori i “Djajve”.

    Dy ish futbollistët i bënë këto deklarata në emisionin e tyre në platformën digjitale, “Youtube”, “The Overlap”, ndërsa të pranishëm ishin edhe dy emra të tjerë të mëdhenj të futbollit anglez si Jamie Carragher dhe Ian Wright, të cilët po ashtu, siç edhe mund të merret me mend, fjalët e tyre kanë patur jehonë edhe në mediat angleze dhe ato italiane, teksa në kohën për të cilën i referohen Neville dhe Keane, Manchester United është përballur në Kupat e Evropës me skuadrat e Juventus, Inter, Milan e Lazio. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Muriqi me të kuq, Barça e nis me fitore mbrojtjen e titullit

    16/08/2025 21:39

    Një lojtar po e bllokon transferimin e Edon Zhegrovës te Juventusi

    16/08/2025 21:32

    City nis me fitore, Reijnders e Cherki shënojnë në debutim

    16/08/2025 20:40

    Muriqi ndëshkohet direkt me karton të kuq

    16/08/2025 20:38
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.