Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lehmann: Ky Arsenal më i ngadaltë, ne luanim me një prekje
    Ballina-2

    Lehmann: Ky Arsenal më i ngadaltë, ne luanim me një prekje

    01/05/2024 18:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Jens Lehmann, pjesë e Arsenalit në vitet 2003-2008, ishte titullar i skuadrës magjike që shkroi historinë në vitin 2004. Duke fituar Premier League pa regjistruar asnjë humbje.

    Sukses i jashtëzakonshëm që përkon me titullin e fundit kampion për Gunners. Ish-portieri gjerman vlerëson punën e Artetës, tregon ndryshimin midis skuadrës së tij dhe aktuales.

    Ndërkohë që theksoi se Arsenalit i mungon ende diçka për të thyer dominimin e Manchester Cityt në ishull. Në fund një koment për situatën e portierëve Ramadale-Raya, vendim për të cilin nuk është aspak dakord me Artetën.

    “Arteta ka punuar shumë mirë, por tifozët e Arsenalit duan trofe. U zhgënjeva shumë nga humbja me Bayernin në Champions. Gjithsesi, skuadra reagoi dhe tregoi karakter duke mposhtur Chelsean dhe Tottenhamin.

    Por për t’u bërë një klub i madh duhet të fitosh trofe. Skuadra aktuale është disi më kaotike dhe më e avashtë krahasuar me neve. Këta vrapojnë më shumë, por ne ishim më të shpejtë me topin.

    Ne luanim me një takim, ndërkohë që skuadra e Artetës luan me 3-4 takime. Kaotizmi të kushton. Do të doja me gjithë zemër që Arsenali të fitonte titullin, por nuk është në dorën e tyre. Dhe kjo quhet dobësi…

    Porta? Kurrë nuk e kam kuptuar vendimin për të ulur Ramsdale në stol. Ke një portier anglez të mirë dhe tepër të aftë. Ndërkohë, ti shkon dhe merr një djalosh spanjoll që nuk ka luajtur kurrë në një klub të madh apo në nivele të larta. Nuk bën fare sens”, përfundoi Lehmann. /Ballkani.info

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.