Lëndimi i rëndë kundër Argjentinës, lojtari arab theu nofullën dhe humb pjesën tjetër të Botërorit

Fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës (2-1) të marten, u shfaq si surpriza e parë e madhe e këtij Botërori në Katar. Megjithatë, një lajm i keq ka ardhur për të prishur gëzimin saudit: dëmtimi i mbrojtësit Yasser al-Shahrani (30 vjeç). Në pjesën e parë, ai u godit nga portieri i tij Mohammed Al-Oëais dhe
Fitorja e Arabisë Saudite ndaj Argjentinës (2-1) të marten, u shfaq si surpriza e parë e madhe e këtij Botërori në Katar. Megjithatë, një lajm i keq ka ardhur për të prishur gëzimin saudit: dëmtimi i mbrojtësit Yasser al-Shahrani (30 vjeç).
Në pjesën e parë, ai u godit nga portieri i tij Mohammed Al-Oëais dhe u desh të linte lojën para kohe, pasi qëndroi në tokë për një kohë të gjatë i rrethuar nga stafi mjekësor.
Në një deklaratë për shtyp të publikuar të mërkurën, Arabia Saudite konfirmoi tërheqjen e tij për pjesën tjetër të Botërorit.
Lojtari që kishte pësuar një frakturë në nofull dhe mollëzës së majtë, ishte operuar veçanërisht për një gjakderdhje të brendshme.
Princi i mbretërisë saudite, Mohammed bin Salman, kishte urdhëruar gjithashtu që lojtari të dërgohej në Gjermani me avion privat për trajtim të mëtejshëm.
Après avoir subi un choc terrible, le joueur de l'équipe nationale saoudienne, Yasser Shahrani tiens à vous remercier:
— Saudi News FR (@SaudiNewsFR) November 23, 2022
《Je voulais vous rassurer sur mon état de santé, je vais mieux… Ne m'oubliez pas dans vos invocations. Félicitations à tous pour la victoire. Merci à vous》 pic.twitter.com/5DYvQQjtRP



