Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëndohet ylli i Kosovës, mungesë e madhe ndaj Zvicrës
    Ballina-1

    Lëndohet ylli i Kosovës, mungesë e madhe ndaj Zvicrës

    09/09/2023 16:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Sulmuesi anësor, Zymer Bytyqi do të jetë njëra nga mungesat e mëdha të Përfaqësueses së Kosovës në ndeshjen e sotme (e shtunë) ndaj Përfaqësueses së Zvicrës.

    Kosova është nikoqire e Zvicrës në takimin e vlefshëm kualifikues për Euro 2024, i cili do të zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45.

    Megjithatë, ekipi i Dardanëve nuk do të jetë i kompletuar për këtë përballje shumë të rëndësishme për Grupin I.

    Telegrafi mëson se sulmuesi i Antalyaspor, Zymer Bytyqi ka pësuar një lëndim në stërvitjen e enjtes dhe nuk do të mund të paraqitet sot (e shtunë) ndaj Helvetikëve.

    Pas këtij lëndimi muskulor, Bytyqi pritet të mungojë së paku 10 ditë dhe sot do të udhëtoj drejt Turqisë për t’u rikuperuar te klubi i tij.

    Sipas burimeve të Telegrafit, ylli i klubit turk projektohej të luante titullar nën urdhrat e Primoz Gliha dhe do të jetë një mungesë e madhe për ndeshjen e sotme ndaj Zvicrës.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.