Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lënia në stol e Ilir Avdylit, po i kushton Llapit!
    Ballina-2

    Lënia në stol e Ilir Avdylit, po i kushton Llapit!

    10/12/2024 17:54
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Llapit është në një krizë të madhe të rezultateve, teksa tani ka 10 ndeshje pa fitore në Superligën e Kosovës.

    KF Llapi kishte aspirata të mëdha në fillimin e sezonit, por rezultatet po tregojnë krejt tjetër çka, teksa tani ekipi i Batatinës është zhytur në një krizë të madhe, që nuk po mund të dal assesi.

    Një nga vendimet e Tahir Batatinës që ka ngjallur reagime është padyshim mos aktivizimi i portierit, Ilir Avdyli.Portieri me shumë eksperiencë dhe nga më të mirët në Kosovë nuk po preferohet nga Batatina, e tashmë ka tri ndeshje radhazi që është në stol. Ai në total ka humbur 9 ndeshje këtë sezon, mes Europës e Superligës, shkak i zgjedhjeve të Batatinës.

    Avdyli u paraqit herën e fundit para një muaji në barazimin 1-1 ndaj Prishtinës. Në tri duelet e ardhshme, Laroshi u paraqit në portë, duke pësuar 7 gola…Portieri, Ilir Avdyli vlerësohet shumë në opinionin sportiv në vendin tonë, teksa merr ftesa edhe nga kombëtarja e Kosovës herë pas here.

    TË LIDHURA

    Trajneri s’po llogarit në lojtarin “kuqezi”, Mitaj mund të largohet nga Al Ittihadi

    09/04/2026 11:48

    Blerje orësh kontrabandë, hapet një hetim ndaj disa yjeve të futbollit botëror

    09/04/2026 11:45

    Kosova me dy boksierë në turneun në Brazil

    08/04/2026 14:50

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.