Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Leo Messi nuk e nget makinën, ashtu si driblon në fushë! Ylli argjentinas thyen rregullat në SHBA
    Ballina-1

    Leo Messi nuk e nget makinën, ashtu si driblon në fushë! Ylli argjentinas thyen rregullat në SHBA

    15/07/2023 21:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Përpara se të kalonte tek zyrat e klubit, ku do të firmoset dhe organizohet ceremonia, ylli argjentinas Lionel Messi është shfaqur në një supermarket, ku disa dhjetëra qytetarë e kanë ndaluar për të bërë fotot e rastit.

    Por ajo që ka bërë më tepër përshtypje pas largimit nga supermarketi, është se kampioni i botës është futur me semafor të kuq në kryqëzim edhe pse i shoqëruar nga një makinë policie, ka rrezikuar të aksidentohet.

    Momenti ka ndodhur në një kryqëzim në Fort Lauderdale të Floridas, pasi 36-vjeçari kampion i botës ishte larguar nga kampi stërvitor i Inter Miamit, pas një seance stërvitore dhe po shkonte për në rezidencën e tij.

    Para së gjithash, makina në të cilën ndodhej argjentinasi kishte dy makina policie si eskortë, një përpara dhe një prapa, që do të thoshte se ai kishte të drejtë të mos i bindej semaforit të kuq, duke kaluar kështu në atë kryqëzim.

    Në këtë rast, supozohet se drejtuesi i makinës së ardhur nga e djathta, duhet të kishte marrë parasysh dy makinat e policisë që ishin në krahë me makinën e Messit dhe kështu t’i jepte atij përparësi në atë moment.

    Gjithashtu, një aspekt tjetër që u vu re nga personat që u shprehën në rrjetet sociale lidhur me këtë temë, ishte fakti se futbollisti i Inter Miami është shpërqendruar nga një tifoz vetëm pak çaste para se të hynte në atë kryqëzim, gjë që mund të ketë kontribuar jo pak në këtë incident i vogël.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.