Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Leotrim Bekteshi i bashkohet Llapit
    Ballina-1

    Leotrim Bekteshi i bashkohet Llapit

    24/07/2023 15:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Leotrim Bekteshi është përforcimi i radhës i Llapit.

    Klubi nga Podujeva zyrtarizoi sot marrëveshjen me qendërmbrojtësin, i cili edhe u prezantua me fanellën e skuadrës së tij të re.

    Bekteshi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare, me mundësi vazhdimi.

    31-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Ballkanit. Ai ka luajtur edhe Prishtina, Gjilani, Besa e Trepça ’89.

    Leotrim Bekteshi karrierë ka bërë edhe në Slloveni te Iskra Borcice, si dhe te Mjondalen në Norvegji.

    Njoftimi i plotë nga klubi i Llapit:

    “𝗠𝗶𝗿𝗲̈𝘀𝗲𝘃𝗷𝗲𝗻 𝗸𝗮𝗺𝗽𝗶𝗼𝗻 𝗟𝗲𝗼𝘁𝗿𝗶𝗺 𝗕𝗲𝗸𝘁𝗲𝘀𝗵𝗶 ✍️🤝🤍💙

    Kemi kënaqësinë t’iu njoftojmë marrëveshjen e arritur me qendërmbrojtësin, Leotrim Bekteshi.

    Në prani të Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella, qendërmbrojtësi mitrovicas ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me mundësi vazhdimi.

    “Leo” është futbollist që trofetë janë aty ku është ai.

    Bekteshi me Ballkanin është shpallur kampion në sezonin e fundit dhe ka fituar Superkupën. Me Prishtinën ka fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën e Kosovës, teksa ka qenë edhe në formacionin e vitit me këtë skuadër.

    Përvoja dhe stabiliteti i tij në mbrojtje padyshim që do jenë ndihmesë e madhe për ekipin tonë për t’i arritur objektivat që kemi në edicionin e ri.

    “Leo” do bashkohet menjëherë me ekipin në përgatitjet parasezonale për edicionin e ri të Superligës që fillon në muajin gusht”.

    TË LIDHURA

    Nga skuadrat shqiptare Drita e ka renditjen më të mirë në UEFA

    19/12/2025 18:18

    I rritet vlera edhe Leon Avdullahut, bëhet njëri prej shqiptarëve më të shtrenjtë në treg

    19/12/2025 16:07

    Fisnik Asllani bëhet lojtari më i shtrenjtë i Kosovës, Transfermarkt e vlerëson 30 milionë euro

    19/12/2025 15:47

    Departamenti i Licencimit të klubeve për garat e UEFA-s mbajti takimin e rregullt

    18/12/2025 15:22
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.