Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    “L’Équipe” ngre alarmin: Ja si Deschamps e ka përçarë kombëtaren franceze
    Ballina-1

    “L’Équipe” ngre alarmin: Ja si Deschamps e ka përçarë kombëtaren franceze

    28/06/2024 11:41
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Fillimi i Kampionatit Europian ka ngjallur kritika të mëdha në Francë, deri në atë pikë sa Didier Deschamps, trajneri i “gjelave”, është në qendër të vëmendjes për menaxhimin e brendshëm mjaft të diskutueshëm.

    I karakterizuar nga të qenit një menaxher fantastik, duke shuar çdo “zjarr” që i shfaqej në rrugën e tij, turneu në tokën gjermane po shkakton të çarat e para në një dhomë zhveshjeje që ishte provuar e pagabueshme gjatë dekadës së fundit.

    Gazeta “L’Équipe” siguron se lojtarët janë të shqetësuar për punën e Deschamps. Madje, ata aludojnë për një bisedë të tensionuar me Camavinga, pas barazimit ndaj Polonisë. Me vendin e dytë të Francës në fazën e grupeve, mesfushori i kryqëzoi rrugët me trajnerin e vet. Ky i fundit e qortoi se kishte rrëshqitur topin disa herë në ndeshje, gjë që krijoi disa tensione mes të dyja palëve.

    Camavinga nuk është i vetmi që ka marrë qortime nga Deschamps. Griezmann, zëvendësues për herë të parë, pas 8 vitesh në kombëtare, për shkak të një vendimi teknik, u qortua gjithashtu nga trajneri francez. Në një ndeshje kundër Polonisë, ku u aktivizua si zëvendësues, ngjalli zemërimin e trajnerit francez, i cili ishte i pakënaqur nga fakti se një lojtar që vinte nga pankina nuk kishte më shumë energji në krahasim me titullarët.

    Zëvendësimi i Griezmann ka nisur një debat në Francë për vendimet e Deschamps. Disa konsiderojnë se ishte e merituar, të tjerë megjithatë besojnë se trajneri nuk ka mundur ta valorizojë atë në fushë. Zëvendësimet e tij, gjithashtu, janë burim kritikash. Në ndeshjen e dytë, ndaj Holandës, nga stoli erdhën vetëm Kolo Muani dhe Coman, duke lënë pa minuta mes të tjerëve lojtarë si Barcola, Camavinga, Giroud.

    Lojtarët e kombëtares franceze, gjithmonë sipas “L’Équipe”, konsiderojnë se intensiteti i stërvitjes nuk është adekuat për t’u përgatitur për një Kampionat Europian. Shifrat i vërtetojnë, pasi në tri ndeshjet e “Euro 2024”, Franca ka shënuar dy gola, njëri nga penalltia dhe tjetri me autogol. Pa variante taktike, me një intensitet më se të diskutueshëm, me një dhomë zhveshjeje gjithnjë e më të përçarë, shenjat nuk janë premtuese për fazën finale të turneut.

    Emmanuel Petit, ish-lojtari i kombëtares franceze, nuk është befasuar me lojën e shfaqur nga “trengjyrëshit” deri më sot: “Nuk më çudit, ka 10 vjet që është kështu. Duhet të luajmë shumë më mirë në sulm, duke pasur parasysh cilësinë dhe opsionet që ka Deschamps në këtë ekip”.

    Deschamps ka të hënën, kundër Belgjikës, në orën 18:00, në Düsseldorf, një mundësi të artë për të korrigjuar, për të ribashkuar dhomën e zhveshjes, për të zhdukur dyshimet që janë krijuar me skuadrën orët e fundit.

    TË LIDHURA

    Mediat kroate vlerësojnë se Ron Raçi do të bëhet lider

    25/08/2025 17:19

    Mërgim Vojvoda me Comon e nisin me fitore edicionin në Serie A

    24/08/2025 20:59

    Unitedi mbetet pa fitore, Fernandes humb penalltinë

    24/08/2025 19:29

    Paqe në Suharekë, Ballkani dhe Malisheva ende pa fitore në këtë sezon

    24/08/2025 18:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.