Nëntë vitet e Jurgen Klopp në krye të Liverpool-it përfundojnë nesër, kur trajneri gjerman do të ulet për herë të fundit në krye të stolit në “Anfield”.
Një histori e bukur dashurie, që kulmon me sigurimin e tetë trofeve. Një skuadër që i bëri të gjithë të dashurohen edhe falë personazhit të Klopp, i cili ka shkruar një letër lamtumire, ku shpreh ndjenjat e tij në “Liverpool ECHO”.
Letra e Jurgen Klopp:“Para se të vija në Liverpool, nuk kisha shkruar asnjë letër në një gazetë në jetën time. Tani po shkruaj të dytën letër për “Liverpool ECHO”…
Kjo do të thotë që unë jam ndoshta në një moshë të konsiderueshme tani dhe se kjo është një gazetë që luan një rol të rëndësishëm në këtë qytet. Për mua është një mënyrë e shkëlqyer për të folur me sa më shumë njerëz që jetojnë këtu.Ka ardhur koha që unë të them lamtumirë. E di që nuk është më lajm, por është e rëndësishme t’jua them. Për mua, Liverpooli është qyteti i njerëzve krahë hapur. Një vend që të pret si një djalë të vetin dhe nuk i intereson nga vjen. Ai thjesht dëshiron që ju të jeni pjesë e tij dhe unë nuk mund të jem më krenar që më lejoi të kisha këtë privilegj të pabesueshëm. Një qytet që ofron këtë lloj mirëseardhjeje meriton të paktën një lamtumirë të duhur.