Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Leverkusen i pandalshëm në Bundesligë, Bayerni fiton dhe nuk i ndahet
    Ballina-2

    Leverkusen i pandalshëm në Bundesligë, Bayerni fiton dhe nuk i ndahet

    20/12/2023 23:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Bayer Leverkusen fluturon në krye të renditjes së Bundesligës, teksa në javën e 16 ka triumfuar me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Bochumit në “Bay Arena”.

    Patrick Schick ishte heroi i “aspirinave” në këtë takim, pasi shënoi tre herë në 15 minutat e fundit të pjesës së parë. Sulmuesi çek zhbllokoi takimin me penallti në minutën e 30’ dhe më pas shënoi dy herë të tjera në të 32-tën dhe 45-ën, ndërsa rezultatin e vulosi Boniface në minutën e 69’.

    Me këtë triumf, skuadra e drejtuar nga Xabi Alonso kryeson renditen me 42 pikë, katër më shumë se Bayern Mynih, që ia doli të triumfojë me rezultatin 1-2 në transfertën ndaj Wolfsburgut. Musiala dhe Harry Kane shënuan për bavarezët në pjesën e parë, ndërsa Arnold rihapi takimin për vendasit, që gjithsesi nuk ia dolën të shmangin humbjen.

    Në sfidat e tjera, Stuttgarti triumfoi me rezultatin 3-0 ndaj Augsburgut, Eintrachti i Frankfurtit dhe Borussia Monchengladbach ndanë pikët falë barazimit 1-1 dhe Heidenhemi triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Freiburgut.

    TË LIDHURA

    Fadil Muriqi i brengosur për rastin e Vedat Muriqit, godet disa

    03/04/2026 13:59

    Vojvoda me mesazh të fuqishëm për shokët, sytë kah Euro 2028

    02/04/2026 14:38

    Mallorca sërish me postim të veçantë për Vedat Muriqin

    02/04/2026 11:23

    Ademi pas medaljes nga presidentja: Kjo është medalja më e çmuar, medalja e shtetit tonë, medalja e popullit tonë

    01/04/2026 11:28
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.