Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan i reagon kryetarit të Komunës: Refuzove kërkesën e FFK-së që ishte madhështore për ne
    Ballina-1

    Lëvizja Vetëvendosje në Lipjan i reagon kryetarit të Komunës: Refuzove kërkesën e FFK-së që ishte madhështore për ne

    11/11/2022 14:53
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email


    Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan, ka reaguar në lidhje me futbollin në komunën e Lipjanit, derisa ka akuzuar kryetarin Imri Ahmeti që ka refuzuar kërkesën e FFK-së që kishte shprehur interesim për investime në këtë Komunë ku do të punësoheshin më shumë se 50 qytetarë të Lipjanit, shkruan GazetasSport.info.

    Presidenti Agim Ademi, kishte shpreh interesim për ndërtimin e Akademisë së Futbollit në fshatin Banullë të Lipjanity, por që Komuna refuzoi t’ i jap në shfrytëzim Shkollën për ndërtimin e kësaj Akademie.

    “Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ndërhyrjet në kompetencat e Kuvendit Komunal, ves i zakonshëm i Imri Ahmetit.

    Më 16 dhjetor të vitit 2021, Federata e Futbollit e Kosovës i kishte bërë një kërkesë Komunës së Lipjanit për dhënien në shfrytëzim të objektit të shkollës fillore ‘Emin Duraku’, në fshatin Banullë, me qëllim të krijimit të shkollës së futbollit me hapësirat përkatëse sportive.

    Bazuar në këtë kërkesë, FFK-ja zotohej se investimin për  funksionalizimin e kësaj shkolle do e bënte, FFK-ja bashkë me UEFA-n dhe FIFA-n, duke e shndërruar Lipjanin në një qendër sportive,  jo vetëm brenda Kosovës,  por edhe me gjerë. Në këtë shkollë do të regjistroheshin 500 nxënës dhe të punësuarit si stafi teknik do te ishin qytetarë të Lipjanit.

    Gjithashtu, sipas kërkesës së FFK, fusha sportive në kuadër të këtij kompleksi do të mund të shfrytëzoheshin edhe nga klubet e Komunës së Lipjanit.

    Për më tepër, FFK shprehet e gatshme të ofrojë bashkëpunim të vazhdueshëm në mënyrë që Komuna e Lipjanit të ketë përfitim maksimal.

    Megjithatë, Imri Ahmeti si shumë herë deri më tani, edhe kësaj radhe, ne stilin e monarkut dhe duke keqperdorë detyrën zyrtare dhe duke ndërhyrë në Kompetencat e Kuvendit të Komunës i thotë jo kërkesës se FFK-së, mbase nga mosdija dhe injoranca e tij, apo nga pamundësia që edhe aty të kontrollojë konkurset dhe te punësojë njerëz të farefisit e të klanit të tij.

    Vendime të tilla arbitrare të Imri Ahmetit, përveç se dëmtojnë interesin publik, ngrejnë dyshime të qarta tek të gjithë qytetarët për qasjen partikulariste me të cilën ky individ drejton dhe e koncepton Komunën. Sido që të jetë, vendime të tilla e të ngjashme, vetëm se po i vetëdijësojnë qytetarët e komunës së Lipjanit për farsën e paaftësinë menaxheriale e intelektuale të këtij kryetari, i cili Komunën e qytetarëve e ka vënë përherë në shërbim të familjes e miqve të tij”, ka reaguar përmes një komunikate Lëvizja Vetëvendosje, dega në Lipjan.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.