Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lëvizjet në merkato/ 2 miliardë funte, Premier Liga vendos rekordin e ri
    Ballina-1

    Lëvizjet në merkato/ 2 miliardë funte, Premier Liga vendos rekordin e ri

    26/08/2023 22:09
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Klubet e Premier Ligës kanë shpenzuar një shifër rekord prej 1.95 miliardë funte në merkaton e kësaj vere, ndërsa ajo do edhe një javë për t’u mbyllur.

    Sipas analizës së grupit të auditimit “Deloitte”, rekordi i mëparshëm prej 1.92 miliardë paundësh, i vendosur verën e kaluar, tashmë është thyer ende pa rënë gongu në 1 shtator.

    “Ky nivel i bujshëm i shpenzimeve duket të jetë norma e re për klubet e Premier Ligës”, tha Kalum Ros, përfaqësues i “Deloitte”. Klubet do të thyejnë barrierën e 2 miliardë paundëve në ditët në vijim, shton raporti. “Për të dytin vit radhazi, shpenzimet e transferimeve verore nga klubet e Premier Ligës kanë thyer rekordin e mëparshëm dhe duket se do të kalojnë shifrën mbi 2 miliardë sterlina për herë të parë përpara se dritarja të mbyllet më 1 shtator”, shtoi Ros, i cili ka funksionin e zëvendësdrejtorit të “Deloitte”.

    Asnjë transferim i Premier Ligës nuk arriti shifrën e 100 milionë paundëve verën e kaluar, por këtë vit Çelsi theu rekordin e transferimit më të shtrenjtë në Britani, kur transferoi Kaisedon nga Brajtoni, e cila bashkë me bonuset mund të arrijë shifrën e 115 milionë paundëve.

    TË LIDHURA

    Liverpooli fiton derbin dramatik ndaj Tottenhamit

    20/12/2025 21:43

    Agim Ademi dhe zyrtari i FIFA-s inaugurojnë ‘FIFA Arena’ në shkollën ‘Hasan Prishtina’

    20/12/2025 19:08

    City “rrëzon” Arsenalin nga pozita e parë

    20/12/2025 19:04

    Supergol i Florent Muslijës nga korneri

    20/12/2025 16:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.