Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lewandowski: Hera e parë në jetë që festoj pas një humbje
    Ballina-2

    Lewandowski: Hera e parë në jetë që festoj pas një humbje

    01/12/2022 11:56
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Polonia ka arritur të kaloj nga Grupi C në Kupën e Botës, duke arritur një sukses të madh.

    Polakët fituan katër pikë në tre sfida, derisa jo gjithçka ishte në dorën e tyre pas humbjes 2-0 nga Argjentina në sfidën e fundit.

    Meksika po fitonte 2-0 ndaj Arabisë Saudite dhe ishte me pikë të barabarta me polakët dhe ishte në kërkim të golit të tretë, gol që do ta dërgonte Poloninë në shtëpi.

    Por fati deshi që Arabia Saudite të shënonte në minutën e fundit dhe Polonia të kalonte tutje, ku në 1/8 e finales përballet me Francën.

    Kapiteni i Polonisë, Robert Lewandowski ka thënë pas ndeshjes se është hera e parë në karrierën e tij që feston pas një humbje dhe për të është një ndjenjë e çuditshme.

    Kjo është hera e parë në jetën time që buzëqesh dhe festoj pas një humbje”, tha Lewandowski duke qeshur.

    “Është fantastike që dolëm në raundin e 16-të. Ne ia dolëm. Një minutë nga fundi i ndeshjes në Meksikë ne ende nuk e dinim nëse ishim të kualifikuar”, vazhdoi tutje ylli i Barcelonës.

    Sulmuesi polak foli shkurtimisht edhe për kundërshtarin e tyre të radhës Francën, duke thënë se do të japin gjithçka.

    “Franca është gjithashtu favorit për t’u bërë kampione e botës. Por ne do të argëtohemi dhe do të japim gjithçka. Pastaj do të shohim”, deklaroi Lewandowski. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.