Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lewandowski i jep tri pikë Barcelonës në lojën shtesë
    Ballina-1

    Lewandowski i jep tri pikë Barcelonës në lojën shtesë

    29/10/2022 23:04
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Robert Lewandowski shënoi në minutat e fundit kundër Valencias për t’i dhënë tri pikë shumë të rëndësishme në garën për titull Barcelonës.

    Ndeshja e zhvilluar të shtunën mbrëma në “Mestalla” përfundoi 1:0 në të mirë të mysafirëve.

    Dominimi i takoi katalanasve që patën disa raste, por pa arritur t’i konkretizonin.

    Valencias iu anulua një gol në fillim të pjesës së dytë për shkak të një prekje me dorë.

    Kur mendohej se ndeshja do të përfundonte në barazim, në skenë doli Lewandowski i cili në minutat shtesë realizoi pas asistimit të Raphinhas.

    Barcelona është në vendin e parë përkohësisht me 31 pikë, aq sa ka edhe Real Madridi me një ndeshje më pak. Valencia është e dhjeta me 15 pikë.

    TË LIDHURA

    Trepça mund të bëhet kampione sot, Bashkimi e synon barazimin e serisë finale

    21/05/2025 10:34

    Cristiano Ronaldo ftohet nga Portugalia për ndeshjet e qershorit

    20/05/2025 22:18

    Kololli, më i miri i javës në Zvicër

    20/05/2025 22:11

    Trajneri i Rubin Kazanit flet për të ardhmen e Mirlind Dakut

    20/05/2025 21:49
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.