Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lewis Hamilton transferohet në Ferrari
    Ballina-1

    Lewis Hamilton transferohet në Ferrari

    01/02/2024 23:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    U deshën vetëm pak orë që thashethemi më i bujshëm në Formula 1, të marrë formë zyrtare. Lewis Hamilton do të transferohet te Ferrari duke nisur nga viti i ardhshëm. Marrëveshja mes palëve është konfirmuar edhe nga vetë skuderia e njohur italiane.

    “Skuderia Ferrari është e lumtur të njoftojë se Lewis Hamilton do t’i bashkohet ekipit në 2025-n, me një kontratë shumë vjeçare”, lexohet në postimin zyrtar të kokëkuqes në rrjetet sociale.

    Duke konfirmuar lajmin që nisi të shpërndahet me shpejtësi vetëm mëngjesin e 1 shkurtit.

    Fill pas kësaj komunikate, reagoi edhe piloti britanik, 7 herë kampion bote në garat e shpejtësisë me me Mercedesin.39-vjeçari komunikoi se do të largohet nga skuadra gjermane në fund të sezonit.

    “Kam kaluar 11 vite të shkëlqyera te skuadra e Mercedesit dhe vendimi për t’u larguar nga këtu, ka qenë padyshim më i vështiri që kam marrë. Megjithatë e ndjej që ishte momenti i duhur për ndryshim.Jam gati për sfidat e reja”, bën të ditur britaniku, i cili do të marrë vendin e Carlos Sainz.

    Piloti spanjoll konfirmoi se palët kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin pas këtij sezoni.

    Kalimi i Hamiltonit te Ferrari mund të quhet edhe një takim me historinë, pasi piloti që ka fituar më shumë herë Formulën 1, plot 7, po aq sa legjenda gjermane Michael Schumacher, tashmë do të garojë për skuadrën që është edhe esenca e garave të shpejtësisë.

    TË LIDHURA

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17

    Drita ruan vendin e parë pas fitores ndaj Malishevës

    05/04/2026 17:15
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.