Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Licencimi i FFK-së, Batatina lëshon “bombën”
    Ballina-2

    Licencimi i FFK-së, Batatina lëshon “bombën”

    29/03/2023 15:52
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Çështja e licencimit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është bërë një nga temat më të përfolura në vend.

    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ende nuk e ka dhënë dritën e gjelbër për licencimin e FFK-së, kështu duke e vënë në rrezik edhe zhvillimin e garave në kampionatet vendore.

    Tani, klubet e Superligës së Kosovës thuhet se janë duke e shqyrtuar mundësinë që nëse nuk arrihet të bëhet licencimi i FFK-së, të mos vazhdojnë garat më këtë sezon.

    Këtë gjë e ka konfirmuar për KosovaPress edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

    “Jemi mbledhur krerët e klubeve dhe jemi duke e shqyrtuar mundësinë që të mos vazhdohet gara pas datës 31 mars në Superligë, nëse nuk përfundon procesi i licencimit të FFK-së”, tha Batatina.

    Licencimi i FFK-së vazhdon të jetë shqetësim shumë serioz për klubet e Superligës së Kosovës të cilët për shkak të ngërçit në këtë proces po i bartin pasojat e mos përfitimit të hyrave nga sponsorët.

    MKRS edhe më tutje nuk i ka dhënë fund këtij procesi duke kërkuar plotësimin edhe të disa kushteve të tjera nga ana e FFK-së, siç është edhe dokumentacioni i plotë i të gjitha klubeve me statusin e tyre.

    TË LIDHURA

    “Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta

    31/03/2026 11:06

    Kosova – Turqia, ky është historiku i përballjeve direkte

    30/03/2026 14:31

    Finalja e madhe – Kosova është gati

    30/03/2026 12:41

    Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

    29/03/2026 22:57
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.