Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lidhja e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha me Erling Haalandin
    Ballina-1

    Lidhja e mesfushorit të Kosovës, Valon Berisha me Erling Haalandin

    27/04/2023 19:02
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Valon Berisha ka sjellë shumë përvojë në Melbourne City dhe A-League këtë edicion. Lojtari i huazuar nga Ligue 1 ka bartur në Australi përvojën evropiane të fituar në nivel klubesh dhe përfaqësuesesh përmes Norvegjisë, Salzburgut, Lazios, Kosovës dhe Reimsit.

    Berisha ka luajtur për disa klube të mëdha, në disa nga garat më të mëdha dhe ka shijuar përvoja me disa nga lojtarët e profilit më të lartë në planet, duke përfshirë kapitenin e Arsenalit, Martin Odegaard dhe superyllin e Manchester Cityt, Erling Haaland.

    “Në ekipin përfaqësues kam luajtur me Odegaardin kur ai ishte mjaft i ri. Unë e njoh atë nga ajo kohë”, tha Berisha. Ai luajti 20 ndeshje për Norvegjinë para se t’i bashkohej Kosovës në vitin 2016.

    “Ne kishim një marrëdhënie shumë të mirë në fushë, sepse ai është i ngjashëm me mua në atë pozitë. Ne dolëm shumë mirë, veçanërisht në stërvitje”.

    Ai ka folur edhe për lidhjen me Haalandin.

    “Unë kalova në ekipin përfaqësues gjithashtu kur isha i ri. Bëra debutimin në moshën 18-vjeçare. Të luaja me të ishte e mrekullueshme, por jam më shumë në një zonë miqësore me Haalandin”.

    Berisha bëri emër në gjigantin e Austrisë, Red Bull Sazlburg, ku shënoi 45 gola në 233 ndeshje në të gjitha garat midis viteve 2012 dhe 2018. 30-vjeçari fitoi pesë tituj dhe tri kupa.

    Para se Haalandi t’i bashkohej Manchester Cityt nga Borussia Dortmundi në fillim të këtij edicioni, norvegjezi që po thyen rekorde kaloi një periudhë të shkurtër në Salzburg, në edicionin 2019/2020. Ai bëri histori me 29 gola në 27 ndeshje para se Dortmundi ta transferonte.

    “Kam pasur një lëndim kur luaja për Lazion dhe qëndroja në Austri për rehabilitim. Unë qëndrova me Haalandin kur ai luante për Salzburgun”, kujton Berisha. “Vetëm duke qenë pranë tij dhe duke parë se sa profesionist ishte në një moshë shumë të re, më befasoi shumë. E dija që atëherë, kur e pashë trupin e tij dhe se si stërvitej. Ndonjëherë shkoja në stërvitje sepse luajta për gjashtë vjet për Salzburgun, kështu që isha si në shtëpi kur isha atje. E dija që atëherë se Haaland do të ishte ky që është tani”.

    Berisha thotë se Haaland kishte shumë besim.

    “Gjithçka kishte të bënte me marrjen e besimit. Ai mori besimin dhe iu krijua një mjedis që i bënte mirë edhe për të arritur në nivelin tjetër. Sigurisht se ai beson shumë te vetja. Nëse ka një gjë, besimi i tij është shumë i lartë. Pastaj kur luani me lojtarë që janë në gjendje të japin topa për të shënuar, atëherë duket shumë e lehtë për të. Ai gjithashtu bëri zgjedhje të mira. Ai shkoi në klube të mira të cilat kishin struktura të mira dhe lojtarë të mirë rreth sulmuesve për të shënuar gola. Kjo është arsyeja pse ai ka shënuar kaq shumë gola. Kudo që ishte, kishte shokë të mirë rreth tij. Ai përfiton shumë nga lojtarët që e rrethojnë, por është edhe një bishë. Kur futet në zonë, ta jep përshtypjen që gjithmonë është gol”.

    TË LIDHURA

    Chelsea ndal serinë pa fitore, fiton ndaj Evertonit

    13/12/2025 19:17

    Salah kthehet te Liverpooli në fitoren ndaj Brightonit

    13/12/2025 19:14

    Muriqi shënon supergol për Mallorcan

    13/12/2025 19:10

    Pak minuta pas inkuadrimit, Fisnik Asllani shënon për 4:1

    13/12/2025 18:27
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.