Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lidhja e Veteranëve e Futbollit të Kosovës i reagon ashpër Baton Haxhiut, thotë se ai nuk ishte fare pjesë e pavarësimit
    Ballina-1

    Lidhja e Veteranëve e Futbollit të Kosovës i reagon ashpër Baton Haxhiut, thotë se ai nuk ishte fare pjesë e pavarësimit

    04/07/2024 15:45
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lidhja e Veteranëve e Futbollit të Kosovës i reagon ashpër Baton Haxhiut, gazetarit i cili deklaroi në një emision televiziv se futbollin e bënë të pavarur ai dhe Bylbyl Sokoli.

    Menjëherë pasuan deklaratat e akterëve si selektori i parë i Kosovës, Ajet Shosholli, sekretari i themelimit të FFK-së, Sejdi Merkonja.

    Derisa së fundi reagoi edhe Liga e Veteranvë të Futbollit të Kosovës.

    Më poshtë e gjeni komunikatën e plotë:

    Reagim nga liga e veteranëve të futbollit- gjenerata e sakrificës.

    Duke e dëgjuar emisionin sportiv në T7 dhe duke e lexuar në disa portale që Baton Haxhiu paska qenë personi i cili paska marrë pjesë në pavarësimin e futbollit të Kosovës dhe e paskan ndarë në dy grupe ligën dhe paska qenë refer në atë kohë.

    Kryesia e ligës së veteranëve e cila është e përbërë nga lojtarët e gjeneratës së sakrificës reagon ndaj Baton Haxhiut i cili pretendon që ai është akter në pavarësimin e futbollit Kosovar dhe se ka qenë refer në pavarësimin e futbollit të Kosovës. Kjo nuk është aspak e vërtetë sepse po e dëshmojmë atë të pavërtet që e ka thënë Batoni.

    Kur është pavarësuar futbolli i Kosovës ka qenë vetëm një ligë e aty kanë marrë pjesë 20 ekipe pas presionit të madh të regjimit të atëhershëm për shkak sigurie liga është ndarë në 4 grupe e jo në dy grupe siç pretendon ai.

    Reagimi vlen jo vetëm për Batonin po për shumicën e njerëzve të cilët nuk e dinë historinë e pavarësimit të futbollit dhe atyre që e nënvlerësojnë punën e gjitha kryesive të federatave duke filluar nga kryetari i parë Z. Agim Bytyqi, kryetari i dytë Z. Rexhep Abdullahu, kryetari i tretë Z. Sabri Hashani dhe kryetari i katërt Z. Fadil Vokrri.

    Të gjithë këta kryetar me kryesitë e tyre janë për respekt të veqantë për kontributin e dhënë në futbollin Kosovar dhe asnjëherë nuk harrohen. Ndërsa për kryetarin aktual Z. Agim Ademi duhet të falenderojmë për punë dhe zhvillimin e bërë gjatë këtyre kohërave sa është kryetar ku në këtë periudhë ka arritur që futbolli kosovar të njehet gjithandej si me organizime, si me punë, si me investime në infrastrukturëm e futbollit Kosovar është edhe fati jonë pse janë të gjitha këto përparime në futbollin kosovar sepse kryetari aktual ishte në të gjitha periudhat e kryetarëve të cilët i përmenda edhe më herët.

    Por nuk e dimë pse disa portaleve dhe disa personave po iu pengon i gjithë ky sukses i presidentit të FFK-së Z.Agim Ademit. Është për keqardhje dhe është marre. Mirëpo mos harroni sepse historinë nuk lejojmë të ndryshohet.

    Me respekt

    Kryesia e L.V.F.K.

    TË LIDHURA

    Zyrtare: Albian Hajdari kalon te Hoffenheim

    25/08/2025 21:14

    Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë

    25/08/2025 21:03

    Zyrtare: Ermal Krasniqi kalon te Legia Varshava

    25/08/2025 21:00

    Lëvizje e papritur në merkato, Bayerni arrin marrëveshje me “dështakun” e Premier League

    25/08/2025 19:44
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.