Liga e Kampionëve do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme me katër ndeshjet kthyese në play-off.
Juventusi i Edon Zhegrovës do të ketë punë jashtëzakonisht të vështirë përballë gjigantit turk, Galatasaray.
Ekipi nga Stambolli triumfoi 5:2 në ndeshjen e parë në shtëpi, duke marrë një avantazh të madh para ndeshjes së kthimit sonte në Torino.
Real Madridi do të luajë në “Santiago Bernabeu” ndaj Benficas. Në ndeshjen e parë, “Los Blancos” triumfuan minimalisht 0:1.
Atalanta do të synojë po ashtu përmbysjen ndaj Dortmundit, që e fituan ndeshjen e parë 2:0.
Derbi francez mes PSG dhe Monaco luhet po ashtu sonte, me parisienët që kanë epërsi 3:2 nga ndeshje e parë e zhvilluar në udhëtim.
