Liga e Kampionëve vazhdon sonte edhe me nëntë ndeshjet tjera të javës së gjashtë të fazës së ligës.
Vëmendja kryesore pa dyshim do të jetë në Madrid, atje ku Real Madridi do ta presë Manchester Cityn.
“Los Blancos” vijnë pas disa ndeshjeve dëshpëruese në La Liga dhe ndeshja ndaj ekipit të drejtuar nga Pep Guardiola mund ta definojë edhe fatin e trajnerit Xabi Alonso.
Juventusi ndeshet me Pafos në Torino, ndërsa trajneri Luciano Spalletti dje në konferencë për media tha se Edon Zhegrova do të startojë nga minuta e parë.
Napoli i Amir Rrahmanit përballet me Benfican në udhëtim, ndërsa kampioni në fuqi i Europës i shkon Athletic Bilbaos.
Të gjitha ndeshjet:

