Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liga e Kombeve / Brukseli refuzon të presë ndeshjen Belgjikë – Izraeli për arsye sigurie
    Ballina-2

    Liga e Kombeve / Brukseli refuzon të presë ndeshjen Belgjikë – Izraeli për arsye sigurie

    21/06/2024 11:15
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Brukseli të mërkurën e konsideroi “të pamundur” organizimin e ndeshjes së futbollit midis Belgjikës dhe Izraelit, të planifikuar për 6 shtator në Nations League, një takim me rrezik të lartë për shkak të tensioneve të lidhura me luftën në Gaza.

    Sipas një njoftimi për shtyp nga bashkia e Brukselit, “Zhvillimi i një ndeshjeje të tillë (Belgjikë-Izrael, në Ligën e Kombeve, më 6 shtator) në kryeqytetin tonë, në këtë periudhë veçanërisht të trazuar, padyshim që do të provokojë demonstrata dhe kundërvajtje të konsiderueshme, duke rrezikuar kështu sigurinë e spektatorëve, lojtarëve, banorëve të Brukselit, por edhe forcave tona të policisë”.

    Federata Belge e Futbollit tha nga ana e saj se e “dënon” këtë vendim, duke shtuar se do të kishte rënë dakord që ta luante ndeshjen pa audiencë. “Ne po kërkojmë një zgjidhje që të mund ta luajmë ndeshjen në shtëpi kundër Izraelit”,- thuhet në njoftimin e federatës.

    A do të mundet Belgjika ta pranojë Izraelin?

    “Kjo ka të bëjë me Belgjikën, nuk është problemi ynë”,- u përgjigj Shlomi Barzel, zëdhënësi i Federatës Izraelite të Futbollit.

    “Situata humanitare dhe e sigurisë në Gaza dhe pasojat e saj të shumta detyrojnë qytetin e Brukselit të njoftojë URBSFA (Federatën Belge të Futbollit) se organizimi i kësaj ndeshje nuk është i mundur në stadiumin “King Baudouin” që ndodhet në Laeken, një periferi të Brukselit, shpjegoi më tej komuna.

    TË LIDHURA

    Napoli i afrohet në shtatë pikë Interit pas fitores ndaj Milanit

    06/04/2026 23:00

    Kosova u ngrit mbi çdo dyshim, mbi çdo pengesë, eci dhe vazhdon të ecë drejt ëndrrës së madhe e cila shumë shpejt do vije

    06/04/2026 10:59

    Interi i afrohet edhe më shumë titullit

    05/04/2026 23:22

    Nuk jep fitues ndeshja Drenica – Prishtina

    05/04/2026 17:17
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.