Pas shumë reagimeve të klubeve, ka ardhur edhe një reagim nga Liga e Veteranëve të futbollit, në adresë të gazetarit Baton Haxhiut.
Ai kishte kritikuar FFK-në, por edhe klubet që po shiten për pak pare.
Postimi i plotë i Veteranëve:
Rizgjimi nga agonia e një gazetari
Ditëve të fundit, opinioni sportdashës është përmbytur me një lumë shkrimesh dhe komunikatash që kanë në qendër të vëmendjes FFK-në dhe kreun e saj. Kjo çështje shpërtheu në media për shkak të një rasti disiplinor të ngritur nga trajneri i Kombëtares dhe FFK ndaj disa lojtarëve të Kombëtares së Kosovës, të cilët, si për çudi, të mbetur pa “darkë”, kishin vendosur ta kompensonin këtë duke kaluar natën në një diskotekë.
Kjo temë u bë subjekti kryesor në çdo studio televizive, ku të njëjtët akterë, apo më saktë, zhurmues, shfrytëzonin çdo rast për të kritikuar qeverisjen dhe menaxhimin e FFK-së dhe kryesisht për ta sulmuar personalisht presidentin, z. Agim Ademi.
Ajo që bie në sy është përputhja në qëndrimet e disa individëve nga fusha të ndryshme—nga sporti, politika, deri te gazetaria. Këtu spikat gazetari Baton Haxhiu, i cili, në përpjekje për të mbajtur vëmendjen duket se e ka gjetur një “dashuri të re” sulmin ndaj vetë kreut të FFK-së, duke e shfrytëzuar kêtë si temë për protagonizëm.
Pavarësisht kësaj, përpjekjet e tij për të fituar kredibilitet duket se po hasin në vështirësi, pasi që pothuajse i tërë spektri futbolldashës doli në përkrahje të Presidentit Ademi, sa që këtij gazetarit i’u desht të bëjë edhe një shkrim tjetër duke i kritikuar dhe etiketuar kolegët e tij si “frikacakë”.
Çfarë synon të arrijë gazetari në fjalë me këto veprime është çështje që vetëm ai e di. Por ajo që është e qartë për të gjithë është se çdo gjë që avokon Haxhiu dhe kolegu i tij, Buzhala, vetëm duhet ta mendosh të kundërtën, pasi që të dytë janë aq tendencioz sa që dalin edhe prej profilit të tyre gazetaresk dhe e vendosin çështjen nê nivel personal duke ofenduar dhe etiketuar një person i cili nuk po ju shkojka për “tetiki”.
Kjo trysni ndaj FFK-së dhe Presidentit Ademi, që fillimisht nisi nga një ngjarje anësore, është shndërruar në një fushatë të orkestruar nga gazetarë, ish-sportistë dhe madje edhe zyrtarë publikë. Këta individë, në vend që të fokusohen në ndihmën për zhvillimin e sportit, kanë preferuar të ushtrojnë militantizmin e tyre nëpër studiot televizive çdo natë, duke u bërë pjesë e një debati që krijon aq shumë zhurmë, sa që janë bêrë të gërditshëm.
Ne veteranët e futbollit të Kosovës, e denojmë këtë qasje dhe këto sulme, të cilat po riaktualizohen në çdo ngjarje të cilën merr pjesë kombëtarja jone e futbollit, andaj ne njëzëri e kundërshtojmë dëmin e qëllimshëm qê është duke ju bërë sportit, respektivisht futbollit në vendin tonë.
Sinqerisht,
Kryesia e Liga e veteranëve të futbollit të Kosovës