Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lille e vendos çmimin për Edon Zhegrovën, yllin kosovar e do gjiganti evropian
    Ballina-2

    Lille e vendos çmimin për Edon Zhegrovën, yllin kosovar e do gjiganti evropian

    18/08/2025 14:43
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova pritet të largohet nga Lille në fund të afatit kalimtar të verës.

    Interesimi për yllin kosovar ekziston, ndonëse më i zbehtë sesa muaj më parë.

    Së fundmi flitet se interesim për përfaqësuesin kosovar ka shfaqur Juventusi.

    E mediumi italian “Corriere dello Sport” e ka zbuluar çmimin që e ka vendosur Lille për kartonin e 26-vjeçarit.

    Më saktësisht, klubi francez do ta shiste ish-futbollistin e Baselit për 15-20 milionë euro, një shifër jo e vogël kjo për një lojtar që e ka vetëm edhe një vit kontratë.

    Sidoqoftë, kjo shifër do të ishte e përballueshme për gjigantët evropianë, në këtë rast për Juventusin, kur kihet parasysh se edhe rroga e tij nuk do të ishte shumë e lartë.

    Zhegrova nuk ka luajtur në ndeshje zyrtare që nga dhjetori i vitit të kaluar, ndërsa e humbi krejt pjesën e dytë të sezonit shkaku i lëndimit.

    Ai i është bashkuar së fundmi ekipit të Lillet në stërvitje pasi kishte mbetur jashtë për një kohë duke ushtruar individualisht. 

    TË LIDHURA

    Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë/ Turqi-Rumani!

    24/03/2026 15:25

    Sllovakia e ndalon hyrjen në stadium për tifozët me pasaporta të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës

    24/03/2026 14:54

    Reali fiton superderbin e Madridit

    23/03/2026 00:01

    Interi ndalet në barazim, Milani i afrohet në gjashtë pikë

    23/03/2026 00:00
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.