Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lille i kërkon 20 milionë euro për Zhegrovën
    Ballina-1

    Lille i kërkon 20 milionë euro për Zhegrovën

    19/05/2025 18:37
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat më të përfolur të merkatos së verës, teksa një transferim i mundshëm i tij nga Lille drejt Napolit po përflitet gjithnjë e më shumë.

    Sipas “Le Petit Lillois”, Lille është e gatshme të dëgjojë oferta për yllin kosovar, duke kërkuar rreth 20 milionë euro për kartonin e tij.

    Zhegrova ka qenë jashtë fushave që nga dhjetori, për shkak të një lëndimi që e ka penguar të japë kontributin e tij në pjesën e dytë të sezonit.

    Megjithatë, para lëndimit, ai kishte treguar formë të shkëlqyer dhe ishte ndër lojtarët më kreativë të skuadrës në krahun e djathtë të sulmit.

    Napoli, i cili synon një rikonstruktim të sulmit për sezonin e ri, e sheh Zhegrovën si një profil ideal për të shtuar shpërthim dhe kreativitet në fazën ofensive.

    Përveç aftësive të tij teknike dhe shpejtësisë, 25-vjeçari vlerësohet për fleksibilitetin dhe potencialin për të shkëlqyer në një kampionat si Serie A.

    Megjithëse ende nuk ka një ofertë zyrtare nga Napoli, interesimi është konkret dhe pritet që bisedimet të intensifikohen në javët në vijim.

    Nga ana tjetër, Lille nuk është kundër shitjes së Zhegrovës, sidomos nëse merr ofertën e kërkuar, pasi klubi synon të riorganizojë skuadrën për sezonin e ardhshëm.

    Nëse transferimi realizohet, Zhegrova do të bëhej lojtari i radhës nga Kosova që luan në elitën e futbollit italian, duke shtuar një tjetër kapitull të rëndësishëm në karrierën e tij ndërkombëtare.

    TË LIDHURA

    Media serbe: Vendim shokues i Federatës serbe, Shqipëria nuk vjen në Beograd?!

    11/09/2025 15:32

    Latifi përveç pikëve, liston përfitimin e madh që bëri Kosova në duel me Suedinë: Fituam shumë promovim për Kosovën

    11/09/2025 14:55

    Agim Ademi, njeriu që po ngrit Kombëtaren e Kosovës në nivelin e lartë evropian

    11/09/2025 14:16

    Lajm i mirë për tifozët e Chelseat, Cole Palmer rikthehet në stërvitje

    11/09/2025 10:23
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.