Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Limani flet si futbollist I Shkëndijes: Erdha këtu për të fituar trofe
    Ballina-1

    Limani flet si futbollist I Shkëndijes: Erdha këtu për të fituar trofe

    13/06/2023 18:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Ardian Limani beson se lëvizja e tij te Shkëndija do të jetë hap i duhur për të fituar trofe tjerë në karrierë.

    Mbrojtësi 29 vjeçarë kompletoi transferimin te Shkëndija nga Drita e Gjilanit ku kishte mbajtur shiritin e kapitenit. Limani në karrierë ka fituar 4 trofe (3 kampionate, 2 me Dritën dhe 1 me Feronikelin, si dhe një një Super Kupë), ndërsa beson se periudha që pason do të sjellë suksese të reja për të dhe Shkëndijën.

    Ardian Limani: “Ndjenja është jashtëzakonisht e mirë të veshësh fanellën e Shkëndijës, sepse e dimë gjithë çfarë historie ka Shkëndija, çfarë klubi i suksesshëm është dhe çfarë klubi korrekt është ndër vite. Mendoj që ka ardhur në një pikë shumë të lartë të organizimit dhe kjo më ka shty mua që pa dyshim t’i them po Shkëndijës”, ka thënë fillimisht Limani për faqen zyrtare të klubit.

    Largohesh nga klubi dhe qyteti i lindjes për Shkëndijën?

    Ardian Limani: “Futbollit asnjëherë nuk i dihet. Nganjëherë vjen momenti kur e ndjen se është koha të bësh një hap tjetër për karrierën tënde. E mira e kësaj është se unë kam bërë hap të mirë, sepse nga një klub i mirë kam ardhur në një klub ndoshta edhe më të mirë dhe më të organizuar. Normal vitet që kam kaluar te Drita nuk do t’i harroj asnjëherë, sepse kam pasur suksese shumë të mëdha me atë skuadër. Tani e tutje unë shpresoj që të jap më të mirën për Shkëndijën dhe atë përvojë dhe performansë që kam bërë te Drita shpresoj ta sjell edhe këtu dhe bashkë me lojtarët tjerë dhe me gjithë njerëzit në klub t’i sjellim trofe tjerë Shkëndijës.”

    E kishe menduar ndonjëherë se do vishje fanellën e Shkëndijës?

    Ardian Limani: “E kam përcjell Shkëndijën, rezultatet dhe gjithçka rreth klubit. Gjithashtu kam pasur edhe shumë ish-bashkëlojtarë që kanë luajtur me këtë fanellë në epoka të ndryshme dhe gjithmonë kemi dëgjuar vetëm fjalë të mira për Shkëndijën. Kjo më ka shtyrë mua që një ditë të mendoj për të ardhur te ky klub dhe ja që këtë vit erdhi koha ta vesh këtë fanellë. Mendoj se është momenti i duhur, sepse Shkëndija është ngjit në nivel shumë të lartë dhe gjithçka është mirë në klub për të dhënë edhe unë më të mirën nga vetja dhe mendoj që së bashku do të arrijmë shumë suksese.”

    Ke një qëllim që erdhe te Shkëndija?

    Ardian Limani: “Pak a shumë është i njejti entuziazëm si në Gjilan te skuadra e Dritës. E kam pa që Shkëndija ka tifozë shumë të flaktë “Ballistët” të cilët e duan klubin shumë, duan të fitohen trofe. Kjo më ka shtyrë të vija këtu sepse kur ke një klub ambicioz që synon trofe, normal që ndjen se duhet të jeshë pjesë e asaj skuadre. Mendoj që është klub shumë i madh dhe nëse tifozët i qëndrojnë pranë Shkëndijës, siç kanë bërë ndër vite, mendoj se së bashku do të bëjmë shumë punë.”

    TË LIDHURA

    Fizioterapisti i Diogo Jotas zbulon të vërtetën para aksidentit fatal

    03/07/2025 22:45

    Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

    03/07/2025 21:52

    Sloti me deklaratë emocionale për Diogo Jotan

    03/07/2025 20:09

    “Po presim largimin e tij” – presidenti i Lille nuk llogarit te Zhegrova, klubi i njohur anglez shfaqet si më ideali për ta vazhduar karrierën

    03/07/2025 19:31
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.