Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lindon Emërllahu merr ftesë nga Kosova për ndeshjet e nëntorit
    Ballina-1

    Lindon Emërllahu merr ftesë nga Kosova për ndeshjet e nëntorit

    10/11/2022 23:12
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Lindon Emërllahu është senzacioni i këtij viti te skuadra e Ballkanit dhe në futbollin e Kosovës.

    Me paraqitjet mbresëlënëse në fushën e gjelbër, 19-vjeçari ka bërë për vete të gjithë tifozët.

    Përpos në Superligën e Kosovës, Emërllahu ishte fantastik edhe në kampanjën debutuese të Ballkanit në Ligën e Konferencës.

    Paraqitjet e mira të mesfushorit kanë rënë sërish në sytë e përzgjedhësit të Kosovës, Alain Giresse.

    Burime ekskluzive të FrontOnline bëjnë me dije se Emërllahu ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Kosovës për sfidat e muajit nëntor.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe vet futbollisti për portalin.

    Në muajin nëntor, Kosova i luan dy miqësore – Armenisë më 16 nëntor dhe ndaj Ishujve Faroe më 19 nëntor.

    Ndryshe, përpos Emërllahut, u raportua se ditë më parë se te Kosova do të ftohet edhe mbrojtësi i Llapit, Ilir Krasniqi.

    Përpos këtyre dy futbollistëve, nga Superliga e Kosova, portali mëson se mund të ketë edhe ftesa tjera.

    TË LIDHURA

    Agim Ademi së bashku me ish-ekzekutivin e FIFA-së bëjnë homazhe në varrin e Fadil Vokrrit

    09/06/2025 09:17

    Ronaldo në lot feston triumfin me Portugalinë

    08/06/2025 23:51

    “French Open”, Alcarazi mbron titullin me fitore dramatike

    08/06/2025 21:36

    Lumbardh Dellova drejt Superligës turke

    08/06/2025 20:12
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.