Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liria e merr trajner ish-ndihmësin e Fatih Terimin
    Ballina-1

    Liria e merr trajner ish-ndihmësin e Fatih Terimin

    21/06/2023 15:27
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liria është bërë me trajner të ri.

    Klubi prizrenas ka njoftuar se e ka angazhuar trajnerin Nedim Yigit, i cili më herët ishte ndihmës i trajnerit të njohur turk, Fatih Terim tek Kombëtarja turke.

    Lajmin e ka bërë të ditur klubi prizrenas përmes faqes së tij zyrtare në Facebook, duke i uruar punë të mbarë dhe suksese atij në rrugëtimin e përbashkët.

    “Ai, tashmë zyrtarisht do të jetë kryetrajner i Lirisë.Shpresojmë që përvoja e tij të sjell suksese klubit tonë, por dhe futbolli kosovar, të ketë dobi nga ky njohës i futbollit”, ka thënë Valon Osmani, menaxher i Lirisë.

    Vetë trajneri Ygit, është shprehur i kënaqur që mori drejtimin e skuadrës. ” Do të bëjmë punë të mira. Do të jap gjithë dijen time që ekipin ta dërgojmë në nivele të larta”, tha ai pas nënshkrimit të kontratës.

    TË LIDHURA

    Trofeu i gjashtë sezonal për PSG-në e Luis Enriques

    17/12/2025 22:15

    Superkupa e Kosovës sërish në Turqi

    17/12/2025 21:33

    Ndeshen me Kosovën, selektori i Sllovakisë i shqetësuar

    17/12/2025 15:24

    Zbulohet shpërblimi i FIFA-s për Kosovën nëse e kalon play-offin në Kupën e Botës

    17/12/2025 13:48
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.