Liria ka fituar thellë në udhëtim te Dinamo e Ferizajt.
Me fitore, e ka siguruar barazhin e Ligës së Parë, për inkuadrim në Superligë.
Tani është në pritje të kundërshtarit.
Liria ka grumbulluar 72 pikë pas 34 xhirove.
Golat në fitoren e Lirisë i shënuan dy Dijar Nikqi, dhe nga një Muhamed Useini, Albion Kurtaj e Vigan Ademi.
Dinamo nga minuta e 59-të mbeti pa mesfushorin Frederick Kesse, që u përjashtua me të kuq pasi e goditi në fytyrë kapitenin e Lirisë, Kurtajn, në tentim për ta larguar një top në vijën anësore.
Golin e vetëm për Dinamon e shënoi Enhar Cakolli, në minutën e 86-të.
