FC Liria ka dalë me një tjetër reagim lidhur me ndarjen e drejtësisë.
Klubi prizrenas kësaj here pretendon se është dëmtuar në ndeshjen e fundit, ndaj Fushë Kosovës, që u mbyll baras dhe pa gola.
Sipas reagimit të lëshuar, ishin dy raste që duhej akorduar penallti në favor të Lirisë – derisa e vlerësojnë si të dyshimtë penalltinë e dhënë për Fushë Kosovën.
Klubi nga Prizreni ka përmendur gjithashtu edhe disa raste tjera prej më herët, në të cilat besojnë se janë dëmtuar.
Përmes reagimit u bë thirrje që gjyqtarët të ngritin nivelin e përgjegjësisë.
Reagimi i plotë nga FC Liria (pa ndërhyrje):
“Edhe sa kohë, do të dëmtohemi !?
Të nderuar qytetarë,
Tifozë të FC Liria,
Ne, këtë stinor kemi bërë shumë angazhime, duke sjellur shumë lojtarë.
Duke u përgatitur sa më mirë, që të ikim nga zona e rrezikshne në tabelë.
Mirëpo, rrjedhat e ndeshjeve, po diktohen jashtë asaj që do të duhej.
Të indinjuar thellë me atë se si po ia ndajnë “drejtësinë” klubit tonë, për Ju tifozë, qytetarë dhe opinionin e gjerë, shprehim shqetësimet dhe mospajtimet tona.
Fillimisht, ne kërkuam shtyerjen e ndeshjes me Ballkanin.
Kërkesa jonë drejtuar Komisionit të Garave, që ishte e arsyeshme (mungesa e tre lojtarëve, shkaku i angazhimit në kombëtaren e tyre), fillimisht ishte aprovuar.
Mirëpo, Komisioni i Garave çuditërish, më pas rrëzoi vendimin që vet e solli !
Në ndeshjen me Dritë gjyqtarët, jepnin kartonë të verdhë kundër nesh dhe bënin favore skuadres musafire.
Ndeshja në Klinë, nuk përfundoi derisa vendasit arritën golin e fitores.
Aty, dikush u bë gazi i Botës, por ne u dëmtuam rëndë !
Ishte kjo ndeshje maratonë, që mezi gjeti fundin!
Fund ky i kërkuar nga referët !
Sikur të mos mjaftonin gjithë këto, të dielën sërish në sken gjyqtarët !
Gjyqtari Shala, akordoi penallti të dyshimtë për Fushë Kosovën.
Ndërkaq, nuk i “vërejti” dy sosh për klubin tonë.
Të gjithë ata, që e duan dhe ndjejnë në shpirt futbollin, si lojë dhe jo diçka tjetër, e dijnë që Liria me tifozërinë e numërt, është hijeshia dhe pasuria e Albi Mall Superligës.
Por, kjo duket se dikujt po i pengon !
Deri kur do të dëmtohemi, ne nuk e dijmë.
Presim që zyrtarët e thirrur, të ngrejnë nivelin e përgjegjësisë.
Liria, nuk do mëshirë.
Duam korrektësi !
Me respekt !
FC Liria
P.S.
Shini videot poshtë, ku mohohen dy penallti për FC Liria, në ndeshjen e fundit me Fushë Kosovën!”