Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lirisht quajeni njeriu i Kupës së Botës: Mbappe kalon dy legjendat franceze dhe shikon drejt rekordit madhor
    Ballina-2

    Lirisht quajeni njeriu i Kupës së Botës: Mbappe kalon dy legjendat franceze dhe shikon drejt rekordit madhor

    26/11/2022 21:24
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Kylian Mbappe është lojtari i momentit dhe Kupa e Botës po e nxjerr më të mirën e tij deri më tani.

    Sulmuesi francez shënoi dy herë kundër Danimarkës dhe ishte rrezik konstant për portën e Kasper Schmeichel.

    Ai kishte shënuar edhe ndaj Australisë në fitoren 4-1, ndërsa tani me tre gola është në krye të renditjes së top shënuesve së bashku me Ever Valencian e Ekuadorit.

    Me tri golat e këtij Kampionat Botëror dhe katër në të kaluarin ai ka gjithsej shtatë gola.

    Aktualisht ai ka kaluar legjenda si Thierre Henry me gjashtë gola dhe Zinedine Zidane e Michel Platini, që kanë nga pesë gola të shënuar në Kupat e Botës.

    Me dy golat e sotme, ai ka gjithsej 31 gola me fanellën e Francës, duke kaluar Jean Pierre Papinin dhe Juste Fontainen, i cili në Kampionatin Botëror të vitit 1958 shënoi 13 gola, që mbetet rekord për një botëror. Zidane në anën tjetër ka 31 gola, rekord që do të thyhet shpejt nga Mbappe.

    @KylianMbappe has now scored seven goals at the @FIFAWorldCup. The second highest by a French 🇫🇷 player.

    13:JustFontaine
    7: Kylian Mbappe
    6: Thierry Henry
    5: Zinedine Zidane
    5: Michel Platini

    Mbappe is just 23 years old. 🔥 pic.twitter.com/UHkiDzR6Kb

    — FatwesTV (@FatwesTv) November 26, 2022

    Me dy golat e sotme, siç e cekëm më lartë, Mbappe ka shtatë gola në Kupën e Botës, rekord që vetëm Pele e kishte arritur para moshës 24 vjeçare. Krahë për krahë me Pelen, nuk është edhe keq për yllin e ri.

    Krejt në fund, duke parë ndeshjet para tij në këtë Kampionat Botëror (dy të sigurta), ai mund ta rrit numrin e golave dhe synimi sigurt është rekordi i Miroslav Kloses që ka 16 gola në Kupat e Botës.

    TË LIDHURA

    Shifrat e veçanta të afatit kalimtar veror

    02/09/2025 21:53

    Juventusi shpall listën e skuadrës që do të luajë në Ligën e Kampionëve – Tudor merr vendim për Zhegrovën

    02/09/2025 20:12

    Një tifoz i Dritës dënohet me 500 euro për “stërpikje me birrë” në derbin me Llapin

    02/09/2025 20:11

    Fitore e madhe e Bosnjës dhe Beqiragiqit ndaj Greqisë

    02/09/2025 19:16
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.