Katër zyrtarë të Federatës së Futbollit të Kosovës që dyshohen për zhvatje, keqpërdorim të pasurisë dhe interesave të FFK-së, janë intervistuar sot nga Policia e Kosovës. Njoftimin e ka dhënë vet Policia.
Sipas njoftimit, zyrtarët “dyshohet se kanë keqpërdor autorizimet e tyre me qellim që personit të huaj t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme duke lejuar pagesën e faturës për blerjen e një veture”.
“Andaj në konsultim dhe koordinim me Prokurorin kompetent nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, përfundon njoftimi nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.
E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me një zyrtar tjetër që ishte intervistuar gati para dy jave e që ishte liruar me procedurë të rregullt.
Ajo që bien në sy dhe është paska e çuditshme është se vetëm me presidentin e FFK-së, Agim Ademi u vepru ndryshe.
Ndaj tij u morë masa e arrestit shtëpiak prej 30 ditëve.
