Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Lista për Evropianin, Spalletti: E kam të qartë se me cilët futbollistë do të udhëtojmë në Gjermani
    Ballina-1

    Lista për Evropianin, Spalletti: E kam të qartë se me cilët futbollistë do të udhëtojmë në Gjermani

    14/05/2024 21:48
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Italia, kundërshtare e Shqipërisë në grupin B të Euro 2024, përgatitet për një Europian në lartësinë e emrit të 4 herë kampionëve të Botës.

    Gjatë prezantimit të një platforme dixhitale në funksion të kombëtares, që do të propozojë falas video origjinale të patransmetuara më parë dhe ekskluzive të ekipeve përfaqësuese italiane, trajneri i të kaltërve Luciano Spalletti bëri të ditur se ka të përpiluar tanimë 80% të listës së futbollistëve që do të marrë me vete në Gjermani, teksa fillimisht foli në lidhje me atë se çfarë kërkon nga skuadra e tij.

     “Jam me shumë fat që bëj këtë punë dhe jam qenë thuajse gjithmonë i lumtur. Fitorja dhe disfata janë dy anë të një medaljeje, duhet ekuilibër. Me zor po pres që të ndaj me italianët pasionin që do të përjetohet në Europian. Objektivi ynë është që të bëjmë njerëzit që sërish të thonë ‘jemi krenarë për ju’, kjo për mua është thelbësore. Ka nevojë për lidhje me fanellën dhe të qenurit italianë, duhet ti bëjmë të kuptojnë ata që janë të shtëpi që jemi në lartësinë e duhur. Fanella e kaltër nuk vishet vetëm për aty dy orë që je në fushë, por të gjitha ditët gjatë gjithë ditës. Asnjë nuk duhet të ketë ndjesinë se ka përpara fëmijë të përkëdhelur, por profesionistë shumë seriozë”-deklaroi ai.

    Më pas në lidhje me listën e grumbullimeve për Europianin, Spalletti u shpreh: “Është e përpiluar me 80%, pastaj ka një 20% të hapur për ata që duan të demonstrojnë se duan të jenë aty, me siguri fanella e kaltër nuk është një lojë”.

    TË LIDHURA

    Katër ndeshje e fundit të play-offit të Ligës së Kampionëve: Shaqiri e mban gjallë Baselin, Bodo/Glimt afër historisë

    20/08/2025 23:21

    Te Drita synojnë ta fitojnë “finalen” e parë në Prishtinë

    20/08/2025 20:06

    Leon, e gjithë Kosova po të pret, emri yt do të dëgjohen deri në qiell kur të thirret nga “Dardanët”!

    20/08/2025 19:15

    Zabërgja ftohet nga Kosova për ndeshjet e shtatorit

    20/08/2025 11:03
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.