Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpool fiton ndeshjen e parë pa Jotan
    Ballina-2

    Liverpool fiton ndeshjen e parë pa Jotan

    13/07/2025 18:34
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Skuadra e Liverpoolit e ka fituar ndeshjen e parë që pas vdekjes së ish-sulmuesit portugez, Diogo Jota. 

    Liverpooli të dielën pasdite fitoi 3:1 në ndeshje miqësore në udhëtim te Prestoni 

    Para fillimit të ndeshjes, tifozët e Liverpoolit dhe ata të Prestonit kanë kënduar vazhdimisht këngën për ish-sulmuesin portugez Diogo Jota. 

    Jota dhe vëllai i tij, Andre Silva, vdiqën në një aksident me veturë në orët e para të 3 korrikut.

    Ndërkohë edhe kapiteni i Prestonit, Benjamin Whiteman, vendosi një kurorë lulesh dhe qëndroi për një minutë para tifozëve të Liverpoolit në nderim të Jotas dhe vëllait të tij, Andre Silva. 

    Golat për Liverpoolin i shënuan Conor Bradley, Darwin Nunez dhe Cody Gakpo. 

    Nunez dhe Gakpo golat që i shënuan ia dedikuan Jotas. Që të dy futbollistët bënë festimin karakteristik të Jotas.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.