Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpool nuk gabon në transfertë, “Të Kuqtë” ngjiten në krye të Premier League
    Ballina-1

    Liverpool nuk gabon në transfertë, “Të Kuqtë” ngjiten në krye të Premier League

    26/12/2023 21:29
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Pas dy barazimeve radhazi me Manchester United dhe Arsenal, Liverpool u rikthye te fitorja në transfertë teksa të kuqtë mposhtën Burnely me shifrat 0-2.

    Golin e parë për të besuarit e trajnerit Jurgen Klopp e shënoi Darwin Nunez në minutën e gjashtë të pjesës së parë. Uruguajani goditi bukur në hyrje të zonës kundërshtar dhe e dërgoi topin në cepin më të largët të portës së mbrojtur nga portieri Trafford.

    Në vijim, Liverpooli iu anulua një gol i Gakpo për një faull të Nunez ndërsa Salah iu afrua golit të dytë, por u ndal nga shtylla. Edhe në fraksionin e dytë, miqve iu anulua një gol teksa Elliot ishte i pafat pasi në trajektoren e goditjes së tij ishte Salah në pozicion jashtë loje.

    Gjithsesi, edhe me vetëm një gol avantazh, Liverpool e menaxhoi më së miri ndeshjen dhe në fund e gjeti golin e dytë. Ai që realizoi ishte Diogo Jota pas një asisti të Luis Diaz.

    Kështu, Liverpool e arriti objektivin dhe doli me tre pikët nga transferta. Pas kësaj fitoreje, Liverpool ngjitet në kuotën e 42 pikëve në vendin e parë të Premier League ndërsa nga ana tjetër, Burnley i Vincent Kompany mbetet në vendin e 19 me 11 pikë. /GazetaSport

    TË LIDHURA

    Qeveria do të investojë 1.9 milionë euro në stadiumin “Zahir Pajaziti”

    01/08/2025 16:20

    Kristal Abazaj i bashkohet kampiones së Kosovës

    01/08/2025 15:21

    Arbitri kosovar i jep dy kartonë të verdhë, por nuk e përjashton lojtarin

    01/08/2025 15:19

    Eliminohet Prishtina

    31/07/2025 22:54
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.