Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpooli mposht Interin në Itali
    Ballina-1

    Liverpooli mposht Interin në Itali

    10/12/2025 00:05
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Një penallti e dhënë pas një situate që nuk dukej shumë e rrezikshme, ka vendosur sfidën mes Interit dhe Liverpoolit. Ishte kjo kryendeshja e së martës në Ligën e Kampionëve, që i fitoi xhiros së gjashtë.
    Liverpooli fitoi 1:0 me golin e shënuar nga pika e bardhë përmes Dominik Szoboszlai.

    Pas një topin në zonë, Alessandro Bastoni e kapi për fanelle gjermanin Florian Wirtz. Arbitri u sinjalizua nga dhoma e VAR-it dhe vendosi ta shikojë situatën. Vlerësoi se ishte penallti, ndërsa Bastoni u ndëshkua me të verdhë. Për kampionin anglez u dha penallti, të cilën në gol e shndërroi Szobozlai në minutën e 88-të. 

    Me fitore, kampioni anglez doli në vendin e tetë me 12 pikë. 12 pikë i ka edhe Interi në vendin e pestë. Për skuadrën italiane ishte humbja e dytë rresht. Për Liverpoolin fitorja është shumë e rëndësishme, ndërsa erdhi në një moment delikat. Pasi Mohamed Salah kritikoi klubin, ai u la jashtë delegacionit që udhëtoi për në Itali. 

    Por edhe pa Salahun, Liverpooli shënoi fitore të rëndësishme. Në pjesën e parë skuadrës angleze iu anulua një gol pas rishikimit të situatës në VAR. 

    Liverpooli ka pasur telashe me rezultate këtë edicion, ndërsa fitorja në Itali mund të jetë shumë e rëndësishme për skuadrën e Arne Slotit.

    TË LIDHURA

    Arsenali fiton me gol të minutave shtesë

    07/04/2026 23:02

    Bayerni e fiton superndeshjen në Madrid

    07/04/2026 22:59

    Hoffenheimi i vendosur ta shesë 50 milionë euro Fisnik Asllanin

    07/04/2026 19:41

    Këpuca e artë: Muriqi mbetet në top-pesëshe

    07/04/2026 19:40
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.