Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpooli pëson humbjen e parë në sekondat e fundit
    Ballina-1

    Liverpooli pëson humbjen e parë në sekondat e fundit

    27/09/2025 18:21
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Liverpooli ka pësuar humbje me rezultat 2-1 në udhëtim ndaj Crystal Palace në kuadër të javës së gjashtë në Ligën Premier.

    Vendasit morën epërsinë në minutën e pestë përmes Ismaila Sarr i cili realizoi për rezultatin 1-0.

    Në minutën e 22-të Palace pati një tjetër mundësi ideale përmes Daniel Munoz, por atij ia mohoi golin Alisson me një super pritje.

    Vetëm pak çaste më vonë në rast për gol doli edhe Jean-Philippe Mateta i cili po ashtu hasi në rezistencën e Alissonit që sërish nuk lejoi të mposhtet për herë të dytë.

    Në pjesën e dytë Liverpooli u ringjall paksa duke rrezikuar me anë të Alexander Isak në minutën e 64-të, por goditja e suedezit përfundoi pranë shtyllës.

    Mo Salah në minutën e 76-të gjithashtu tentoi të shënontë por goditja e tij përfundoi mbi traversë.

    Pasi disa tentimeve, përpjekjet e Liverpoolit rezultuan me sukses në minutën e 87-të kur Federico Chiesa realizoi për rezultatin 1-1.

    Megjithatë, vendasve nuk iu ra morali pas këtij goli pasi ata ia dolën të realizojnë krejt në çastet e fundit të ndeshjes për rezultatin përfundimtar 2-1 pas golit të Eddie Nketiah.

    Pas kësaj humbje Liverpooli mbetet në kuotën e 15 pikëve dhe aktualisht është lider i Ligës Premier.

    TË LIDHURA

    “Merr 400 mijë euro në ditë dhe hynë në grevë”, ish futbollisti ‘shpërthen’ kundër Cristiano Ronaldos

    06/02/2026 18:23

    Sejdini uron Ademin: Shpresojë që ky mandat të sjellë zhvillim të mëtejmë të futbollit

    06/02/2026 14:09

    Emir Sahiti shënon dy gola për Maccabi Tel Avivin

    05/02/2026 23:13

    Debutim i jashtëzakonshëm i Benzemas për Al Hilalin, “hat-trick” dhe një asistim

    05/02/2026 21:45
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.