Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Liverpooli shkëputet edhe më shumë në tabelë
    Ballina-2

    Liverpooli shkëputet edhe më shumë në tabelë

    27/12/2024 00:00
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Shtatë pikë diferencë nga vendi i dytë, Chelsea, dhe me një ndeshje më pak të zhvilluar. 

    Ky është bilanci i Liverpoolit me ndjekësit e tjerë për titull kampioni në elitën e futbollit anglez në edicionin aktual, pas fitores 3:1 ndaj Leicester Cityt të enjten mbrëma në “Anfield”. 

    Liverpooli i trajnerit holandez, Arne Slot, fitoi me rikthim të rezultatit në kuadër të xhiros së 18-të të Premier Leagues. 

    Jordan Ayew shënoi për “dhelprat” në minutën e gjashtë, ndërsa golat e fitores për Liverpoolin i shënuan Cody Gakpo në pjesën e parë, dhe Curtis Jones e Mohamed Salah në pjesën e dytë. Gakpos iu anulua edhe një gol për pozitë jashtë loje. 

    Për egjiptianin Salah ishte goli i 19-të i sezonit në 25 paraqitje në të gjitha garat, ndërsa ka edhe 15 asistime. 

    Liverpooli lider ka 42 pikë, kurse Leicesteri që po lufton për mbetje në elitë, ka vetëm 14 pikë në vendin e 18-të.

    TË LIDHURA

    Letra e gjatë e Cristiano Ronaldos pasi vendosi të pensionohet nga Kombëtarja

    05/11/2026 13:47

    Fitore për Cityn e Arsenalin, Napoli mposhtet thellë

    05/11/2026 00:17

    Fitore e pabesueshme prej 9:1 e Comos në Champions

    05/11/2026 00:11

    Fitore dramatike e Realit në Athinë

    04/11/2026 21:50
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.