Facebook
    GazetaSport
    • Futboll vendor
    • Futboll ndërkombëtar
    • Sporte tjera
    • ShowSport
    • Fun
    Facebook
    GazetaSport
    Llapi, Ballkani e Dukagjini pritet të kenë ndryshime të mëdha në pranverë
    Ballina-1

    Llapi, Ballkani e Dukagjini pritet të kenë ndryshime të mëdha në pranverë

    23/12/2024 15:46
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Stinori vjeshtor në elitën e futbollit kosovar i dha fund me ndeshjet që u zhvilluan fundjavën që lamë pas.

    18 xhiro të zhvilluara sollën futboll të bukur, atraktiv e mbi të gjitha një garë të nxehtë.

    Drita e mbylli si lidere dhe me meritë do të dimërojë në krye të futbollit kosovar, ndërsa befasitë më të mëdha për të keq erdhe nga Llapi e Gjilani, dy skuadra këto që kishin pritshmëri shumë të mëdha, por që në fund përfunduan në zonën ku luftojnë për mbijetesë, shkruan Ballkani.info.

    Kjo bënë që pranvera të pritet me shumë kureshtje ndërsa do të kemi edhe ndryshime të mëdha në ekip.

    Llapi është i pari që bëri ndërhyrje duke i larguar fillimisht stafin teknik të trajnerit Tahir Batatina. Kjo nuk do të jetë e tëra te kjo skuadër pasi  priten ndryshime edhe në ekip me prurje të reja.

    Prurje pritet të ketë edhe te Ballkani, ku trajneri Orges Shehu do të intervenojë në pikat kyçe në skuadër, derisa vëmendja do të jetë tek futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar.

    Një skuadër që mund të ndërhyje në mërkato është edhe Dukagjini i Ismet Munishit.

    Ky ekip nuk e nisi aspak mirë edicionin, por në ndeshjet e fundit u duk se e mori vetën, por është e qartë se te skuadra duhet medoemos të ndërhyhet në fazën e sulmit por edhe në mbrojtje.

    Prishtina ka bërë shumë lëvizje në vjeshtë dhe kjo e bënë të vështirë të ndërhyje prapë, por me paraqitjen e skuadrës e ka të domosdoshme të bëjë disa lëvizje, ngjashëm si Gjilani që është shumë larg pritshmërive, ani pse në ekip ka sjellë shumë përforcime.

    TË LIDHURA

    Muriqi ndër lojtarët më të vlerësuar në La Liga

    29/12/2025 19:30

    Villa, Chelsea e Tottenhami futen në garë për Fisnik Asllanin

    29/12/2025 19:20

    Arjol Bllaca i bashkohet Prishtinës

    28/12/2025 18:37

    Napoli mbyll vitin me fitore, shkëlqen Hojlund

    28/12/2025 18:07
    IMPRESSUM

    Your source for the sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.